Sonte pushtohet dhe nxehet Zürichu nga bukuroshet shqiptare, publiku freskohet me ujë nga alpet e Kosovës

Zvicra

Sonte pushtohet dhe nxehet Zürichu nga bukuroshet shqiptare, publiku freskohet me ujë nga alpet e Kosovës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 09:10
Bukuroshet shqiptare në Zvicër

Sonte në Rinora 4 në Zürich do të garojnë shumë bukuroshe për kurorën e spektaklit më të madh “Miss shqiptarja në botë”. Ky event vjen nga producenti i njohur Ilir Geci. Aty mblidhen 25 vajzat më të bukura shqiptare nga të katërt anët ku ato jetojnë në botë.

Bernhard Fanger, drejtues i kompanisë zvicerane thotë për “Presheva jonë” se “sonte do të pushtohet dhe nxehet Zürichu nga bukuroshet shqiptare. Është një eveniment interesant.  Për herë të parë i këtij lloji që në këte metropol zvceran do të takohen bukuritë dhe sharmi i vajzave shqiptare pa kufij nga mbarë bota (Albanisch Schönheit ohne Grenzen -Albanian beauty ëithout borders). Sonte pushtohet dhe nxehet Cyrihu nga bukuroshet shqiptare. Publiku freskohet me ujë nga alpet e Kosovës, me çfarë, pos me “Spirit of Drini”".

Vajzat ka ditë që janë në Zvicër ku po realizojnë foto nga mjeshtri Avni Selmani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat