Zvicër: Dhunoi seksualisht dy prostituta, dënohet me 6.5 vjet burg

Zvicra

Zvicër: Dhunoi seksualisht dy prostituta, dënohet me 6.5 vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 dhjetor 2016 Në ora: 15:24
Ilustrim

Një burrë 38 vjeçar nga Maqedonia me banim në Basel është dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, për shkak se kishte keqtrajtuar dy gra, ishte marrë me prostitucion dhe shkelje tjera ligjore, shkruan Basellandschaftlichezeitung.ch.

38 vjeçari ka mohuar të njëjtat akuza, megjithatë ndryshe vendosi trupa gjykuese e përbërë nga pesë gjyqtarë. Në mars 2015 ai u fut në paraburgim, pasi kishte dhunuar seksualisht një prostitute hungareze, ndërsa tre javë më vonë dhunon ngjashëm një 21 vjeçare. Prokuroria kërkoi tetë vjet heqje lirie, por Gjyqi e uli atë për një vjet e gjysmë.

Rasti tregon sesa i rrezishëm përbën dhuna ndaj grave që ushtrojnë prostitucion në Zvicër. Kjo pavarësisht se hungaresja qëndronte ilegalisht në Zvicër. 38 vjeçari nga Maqedonia ka ankimuar rastin në Gjykatën e Apelit, ndërsa ndërkohë është ndarë nga bashkëshortja me të cilën kishte dy vajza./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat