Vetëvendosje e ngrit çështjen e Astrit Deharit edhe në Zvicër

Zvicra

Vetëvendosje e ngrit çështjen e Astrit Deharit edhe në Zvicër

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:52
Lideri i VV-së, Visar Ymeri

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosjes e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kongresin e Partisë Social-demokrate Zvicerane me takime të shumta dhe me një tubim shtesë me mërgatën shqiptare, njofton kumtesa e kësaj partie.

Përveç takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme në Zvicër, Alain Berset, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i udhëhequr nga Visar Ymeri, u takua me deputetin dhe zëvendëspresidentin e Partisë, Cédric Wermuth, deputeten Barbara Gysi, Sekretarin Ndërkombëtar Peter Hug anëtarin e Presidencës së Partisë Socialiste Evropiane, Walter Suter, etj.

Në të gjitha këto takime u diskutua lidhur me çështjet që prekin mërgatë shqiptare dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe u ngrit çështja e Astrit Deharit. Më tej nga këto takime u bisedua edhe për lidhjen e marrëdhënieve më të ngushta të bashkëpunimit bilateral mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Social-demokrate zvicerane.

Vizita në Zvicër u mbyll me nje tubim me pyetje-përgjigje me bashkatdhetarë në qytetin e Bernës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat