Festa kombëtare në vargje në këngë e valle

Zvicra

Festa kombëtare në vargje në këngë e valle

Nga: Dibran Demaku Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 11:04
Pamje nga manifestimi i Festes Kombetare

Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe e lokaliteteve Bucholz,Tostedt e Buxtehude, të Niedersachsenit të Gjermanisë veriore tash sa vite është strumbullari i të gjitha aktiviteteve kulturore të shqiptarëve të kësaj pjese të Gjermanisë. Kjo shkollë,nën udhëheqjen e mësuesit Azem Xhafolli, ka arritur suksese të mëdha si në edukimin e brezit të ri shqiptar,ashtu edhe në kultivimin e ruajtjen e traditave më të mira të shqiptarëve si komb.

Shkolla në fjalë, nxënësit e saj së bashku me mësuesin e tyre,përgatisin program të pasur kulturoro-artistik për çdo festë kombëtare si për Pavarësinë e Shqipërisë, Pavarësinë e Kosovës e festa të tjera qofshin ato kombëtare apo edhe familjare. Kështu ishte edhe me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që u shënua e u festua,sië është më së miri, ditë më parë. Se ky manifestim kulturoro-artistik ishte në nivelin më të lakmueshëm të mundshëm e tregon edhe fakti se aty gjendeshin mysafirë-shqiptarë por edhe të tjerë pothuajse nga i gjithë veriu i Gjermanisë. Kishin udhëtuar me kilometra, por nuk ishin penduar, sepse kishin parë e shijuar një program të shkëlqyeshëm kulturor-artistik, që për atyre çaste e kishin ndjerë veten krenar që ishin shqiptarë. Përveç kësaj ata për ato momente sa kishte zhgjatur programi kulturoro-artistik i nxënësve shqiptarë të shkollës në fjalë, pjesëmarrësit e kishin ndjerë vetën sikur të ishin në Shqipëri, Kosovë apo në ndonjë vend tjetër të etnikumit shqiptar.

Festa kombëtare në vargje në këngë e valle...ishte një Festë e vërtetë. Dhe për këtë u kujdesën nxënësit recitator: Florian Shabanaj,Diana Shabanaj, Endrina Qyqalla, Erblin Xhemishti, Festina Rama, Erisa Kodra, Anesa Shala, Arianit Shala, Elvis Hasanaj si dhe valltarët e këngëtarët:Melina Mallakaj, Mirela Mallakaj, Antigona Gashi, Artiola Orana, Delfina Berati, Blerta Hajrullahu, Dorentina Haxhi Murati,Vendlira Qyqalla dhe Arnisa Xhafolli.

Këtij prograi dhe kësaj dite festive ia shtuan bukurinë dhe madhështinë edhe dy vogëlushe-motrat: Aulona dhe Alea Krasniqi, të cilat edhepse nuk morën pjesë në program, ishin si të thuash yjet e kësaj feste për faktin se që të dyja ishin veshur me kostume kombëtare dhe ishin aq të vogla...Por kostumet kombëtare në shtatin e tyre të vogël shkëlqeni edhe më shumë. Alea ishte aq e vogël dhe me biberon në gojë, por ky fakt nuk prishte fare punë pasiqë ajo do të ishte ylli i kësaj mbrëmjeje festive, pasi që shumë nga pjesëmarrësit në këtë manifestim do të bënin foto me Alea-n me kostume kombëtare dhe me biberon në gojë...Këtë mbrëmje festive do ta mbajë në mend edhe Alea e vogël gjatë shumë gjatë...

Pas mbarimit të programit kulturoro-artistik të nxënësve të shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe do të niste vallja dhe hareja që do të zgjaste deri në orët e vona të mbrëmjes apo deri në orët e herëshme të ditës tjetër nën tingujt e orkestrës dhe të zërit të mrekullueshem të këngëtarit Muhamet Selci.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat