Është formuar shoqata “Busavata” në Zvicër. Shoqata është formuar ne bazë të kritereve juridike për aktivitetet humanitare dhe kulturore sipas ligjeve juridike të Zvicrës, ndërsa kryetari i kësaj shoqate është zgjedhur Blerim Enver Maliqi.
Maliqi tregoi për veprimtarinë e shoqatës duke thënë se e kanë ndjerë të nevojshme krijimin e një adrese institucionale në kategorinë e humanitetit.
“Sipas informatave që posedojmë në Zvicër aktualisht janë afër dyqind familje me origjinë nga Busavata. Edhe pse shumë mirë të integruar , ata nuk harruan kurrë gjenezën e vetë. Ishin gjithmonë të gatshëm të i përgjigjeshin ndihmës së tjetrit në çast. Ishin prezent në çdo thirrje që lëshohej për ndihmë nga ato financiare e deri te intelektuale por edhe deri te sakrifica për atdhe. Gjatë sistemit paralel kundër regjimit okupues serb në Kosovë busavatsit ndihmuan në të gjitha variantet e mundshme. Edhe gjatë luftës në Kosovë ata nuk kursyen asgjë sa edhe i kthyen shpinën jetës në Zvicër për malet e Kosovës. Për fat të mirë sot kemi edhe një shtet por jo aso çfarë e dëshiruam. Me plot probleme dhe sabotime çfarë i njohim të gjithë; populli ynë ende ka nevojë për ndihmën tanë por pa anashkaluar ligjet e vendit tanë. Të jemi busavatas dhe kosovar ndiem të nevojshme të krijojmë edhe një adresë institucionale në kategorinë e humanitetit dhe ne të veprojmë së bashku sikur i ka hije humanitetit. Adresa e shoqatës është shtëpi e të gjithë basavatet Të gjithë ata që janë punëdhënës në Zvicër kanë mundësinë të kontribuojnë dhe kontributet e tyre u njihen nga administrata tatimore e Zvicrës. Kjo u jep mundësi edhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë për ndihmën tanë duke zvogëluar tatimet vjetore. Kjo tregon se shteti ku jetojmë pra Zvicra, ndanë pjesë nga mbledhja e buxhetit për humanizëm. Askush nuk mund të mohoj faktin se nuk ndihmojnë për aq sa munden edhe sot në variantin privat por shuma prej njëqind e njëzet franga në vit është shumë modeste që mund të përballohet nga të gjitha kategoritë e familjeve në situatën aktuale. Kontaktet me shoqatën janë të mundshme duke kontaktuar anëtarët e kryesisë, anëtarët tjerë apo përmes rrjetit social si Facebook: Busavata human asocio, Email adresën: [email protected]” lajmëron Maliqi.
Maliqi tha se kjo shoqatë do t’i arrijë synimet e veta.
“ Të nderuar busavatas dhe miq tanë; për të mos mbetur vetëm lule që hijeshon por të krijojmë fryt që tjetri të e shijoj, mbes me shpresë se shoqata jonë do të arrijë objektivat e veta duke na u bashkuar sa më parë. Bashkimi ynë krijon mundësinë të largoj nga një jetë në rrezik edhe vdekjen andaj kënaqësia jonë rritet kur ju kemi në shoqatën tanë “Busavata” ku ju mundësohet që ndihma juaj të mos harrohet kurrë pasi do të jenë të rafinuara me kujdes në sirtarët e kujtesës shekullore apo edhe mileniume. Për fund të nderuar busavatas dhe miqtë tanë; më lejoni që në emër të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës “Busavata” të ju uroj festat e fund vitit dhe shëndet dhe lumturi familjare për të gjitha familjet busavatase, shqiptare dhe miqve të tyre nga e gjithë bota!” përfundoi kryetari i shoqatës, Blerim Maliqi.