Tentuan t'i largohen me veturë policisë zvicerane: Kapen dy nga tre shqiptarët, tjetri akoma në arrati

Zvicra

Tentuan t'i largohen me veturë policisë zvicerane: Kapen dy nga tre shqiptarët, tjetri akoma në arrati

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Policia zvicerane gjatë një aksioni i mëhershëm

Policia zvicerane ndaloi një veturë me tre të dyshuar, që gjatë dërgimit të tyre drejt stacionit policor u arratisën, shkruan schweizmagazin.ch. Nga kërkimet intenzive të forcave blu, dy nga tre të dyshuarit i kapën përsëri.

Ngjarja ka ndodhur në 20 dhjetor 2016, në Kantonin Aargau. Të tre të dyshuarit që udhëtonin me veturë me targat e Solothurnit, kishin dokumenta të përziera slovene dhe të Kosovës. Për shkak të dyshimeve, policia kërkoi që tre personat të kontrollohen përimtësisht në stacionin më të afërt policor në Schafisheim.

Në momentin që udhëtonin bashkë me policinë, automjeti i shqiptarëve të Kosovës, befasisht merr kthesën me shpejtësi për t’u ikur gjurmëve të policisë, ndërsa pas një kohe të shkurtër dy nga tre shqiptarët dalin nga vetura dhe largohen nëpër male.

Personi që qëndroi në veturë u kap menjëherë, ndërsa njëri i larguar u kap përpara mesnatës mes lëndinave të Schafisheim dhe Lenzburg. Personi i tretë, përkundër ndihmës së helikopterit, humbi gjurmët, i ndihmuar edhe nga errësira, përcjell botasot.info.

Personi i kapur në pyll ishte 25 vjeçar, i akuzuar për grabitje dhe falsifikim dokumentash, ndërsa 39 vjeçari që u kap në veturë qëndronte ilegalisht në Zvicër. Policia e Aargau i akuzoi të tre si turistë kriminalë, ndërsa ka zbuluar identitetin e personit në arrati dhe origjinën e veturës./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat