Zvicër: Pensionohet qeni policor, pasi arrestoi dy grabitësit shqiptarë

Zvicra

Zvicër: Pensionohet qeni policor, pasi arrestoi dy grabitësit shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 janar 2017 Në ora: 15:38
Aika

Në Zvicër vijojnë sukseset e qenëve të profesionalizuar policorë, që pa ndihmën e tyre nuk do mund të arrestoheshin dhjetëra grabitës të rrezikshëm. Rasti i fundit është regjistruar në Wilen të Zvicrës, ku të arrestuar mbetën dy shtetas shqiptarë, me ndihmën e qenit Aika. Ishte ky angazhimi i fundit i qenit para se të pensionohet, shkruan luzernerzeitung.ch.

Një dëshmitar alarmoi policinë për tre persona të dyshimtë, të cilët janë sjellë atypari rreth orës 21.00, thuhet në një komunikatë të Policisë kantonale të Schwyzit, të lëshuar gjatë të dielës. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, të cilat e kanë rrethuar shtëpinë në fjalë. Të përkrahur nga qeni Aika, policët kanë arritur të arrestojnë dy shtetas shqiptarë. Personi i tretë i panjohur është larguar para se të arrinte policia. Me këtë rast, qeni policor e ka realizuar angazhimin e tij të fundit për policinë, pasi ishte paraparë që në fund të vitit të kaluar ai të pensionohej.

Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa për dy të arrestuarit është shqiptuar masa e arrestit me burg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat