Policia zvicerane flet për vdekjen e kolegut nga Presheva, 28 vjeçarit shqiptar

Zvicra

Policia zvicerane flet për vdekjen e kolegut nga Presheva, 28 vjeçarit shqiptar

Më: 3 janar 2017 Në ora: 23:30
Bardhyl Demiri

Siç kemi njoftuar të hënën e kaluar në Lozanë të Zvicrës ka ndërruar jetë në moshën 28-vjecare Bardhyl Demiri nga Presheva. Lajmin e ka konfirmuar policia e kantonit të Vaudit për “Presheva jonë”.

Shkaqet e vdekjes ende po hetohen, kanë pohuar sot policia zvicerane.

Lexo edhe këtë: Humb jetën në Lozanë i riu nga Presheva, shërbente në policinë zvicerane

“Prandaj, në këtë fazë të hetimeve që kryhen në raste të tilla nga ana e policisë nën mbikëqyrjen e prokurorit, hipoteza e një gjesti të dëshpërimit, pa ndërhyrjen e një pale të tretë, është e preferuar. Në nderim të familjes dhe të afërmve, autoritetet nuk do të komunikojnë asgjë në lidhje me këto fakte, duke i ftuar mediat për të respektuar dhimbjen e të prekurve.” ka thënë sot znj.Adje Florence Maillard zëdhënëse  e policisë ne Lozanë.

Me këtë rast policia zvicerane ka shprehur ngushëllime për vdekjen e policit nga Presheva.

Vdekja e papritur të riut shqiptar në Lozanë të Zvicrës qe ka ndodhur ka goditur jo vetëm familjen e tij, por edhe mbarë komunitetin shqiptare ne Lozanë dhe mbarë Zvicrën  i cili me bujarinë dhe fisnikërinë e tij ka qenë i dashur dhe respektuar në mesin e shqiptarëve të Lozanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat