Ushtarët zviceran i këndojnë shqip "Selman Kadrisë që ja ktheu pushkën Serbisë!"

Zvicra

Ushtarët zviceran i këndojnë shqip "Selman Kadrisë që ja ktheu pushkën Serbisë!"

Më: 10 janar 2017 Në ora: 12:57
Ushtarët zviceran

Ushtarët zviceranë  me origjinë shqiptare me krenari e bartin uniformën e ushtrisë zvicerane. Krenaria e këtyre të rinjve me uniforme te armatës zvicerane dhe qe janë me origjine shqiptare dëshmohet  edhe nga kjo video e siguruar nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ku ata ja thonë piskame këngës shqipe ne një pizgauer.

“Një hatme Selman Kadrisë qe ja ktheu pushkën Serbisë” thuhet ne  këngën e Selman Kadris kënduar nga ushtarët në Zvicer qe duket është si përgjigje dhe mesazh Prishtinës se si duhet zhvilluar “negociata” me Serbinë e cila nuk e merr vesh gjuhen e dialogut.

Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, pastaj NZZ ..duke ju referuar “Presheva Jonë” kanë shkruar para ca vitesh se në armatën zvicerane shërbejnë mbi 2.000 ushtarë me origjinë shqiptare (numër ky që sot për sot ndoshta është dy herë  më i madh) te cilët është shumë lehtë t’i identifikosh jo vetëm me emrat shqip si: Alban, Sokol, Naim, Muhamed apo Gjergj por edhe nga ajo se ata lexojnë romane e gazeta shqip ne kazerma, por edhe here pas here ne kohe të lira, pauza ata ja thonë këngës shqip si në ketë video me poshtë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat