Zvicër: Shqiptarja fshehu dokumentin në këpucë, bashkë-udhëtarët kishin dokumenta të falsifikuara

Zvicra

Zvicër: Shqiptarja fshehu dokumentin në këpucë, bashkë-udhëtarët kishin dokumenta të falsifikuara

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 janar 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Gjatë një kontrolli të koordinuar mes rojës kufitare dhe policisë së kantonit Aargau të shtunën mbrëma janë arrestuar tre persona, shkruan aargauerzeitung.ch.

“Ata udhëtonin me shoferen 34 vjeçare në pikën kufitare Frick. I pari kishte falsifikuar dokumentat italiane, ndërsa i dyti, një serb (28) kishte ndalimhyrje në Zvicër,” përcjell botasot.info. “Edhe shoferja kishte falsifikuar dokumentat e veturës.”

Siç u mësua më vonë 34 vjeçarja kishte adresë banimi në Zvicër, megjithatë i ishte tërhequr leja e qarkullimit për shkelje të ndryshme rrugore. Dokumentin origjinal e kishte fshehur ndër këpucë. Identiteti i personit që kishte falsifikuar dokumentat italiane, nuk bëhet i ditur.

Të tre personat u dërguan në komisariatin e policisë, ndërsa dy burrat duhet të përballen përpara drejtësisë. Prokuroria e Rheinfelden Laufenburg ka ngritur një padi kundrejt tyre./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat