Fotot dramatike/ Aksident i rëndë në kantonin Solothurn, humb jetën shqiptari nga Maqedonia

Zvicra

Fotot dramatike/ Aksident i rëndë në kantonin Solothurn, humb jetën shqiptari nga Maqedonia

Nga: Fitim Dika Më: 20 janar 2017 Në ora: 22:55
Vetura aksidentuar

Të premten, 20 janar, rreth orës 12.10 një shtetas shqiptar nga Maqedonia, 27 vjeç, udhëtonte me veturë në rrugën Fehrenstrasse në drejtim të Büsserach, shkruan “Solothurner Zeitung”. Gjatë kthesës në të majtë, për arsye akoma të paqarta ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur frontalisht me një BMW, përcjell botasot.info.


Policia e Solothurnit arriti menjëherë në vendngjarje që mezi ka nxjerrë të aksidentuarit nga vetura. Përkundër kujdesit mjekësor, bashkëudhëtari i 27 vjeçarit humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri është 50 vjeç dhe me origjinë është shqiptar nga Maqedonia, përcjell botasot.info.

Image

Vozitësi i BMW mbeti i paplagosur, ndërsa 27 vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin REGA. Përveç policisë në vendngjarje ishin edhe dy ambulanca të Paramedic Laufen,një helikopter shpëtimi i REGA dhe zjarrëfikësit.

Një kohë e gjatë rruga ku ndodhi aksidenti mbeti e bllokuar për inspektime të mëtutjeshme policore./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat