Zvicër: Grabitësi profesionist shqiptar më në fund dënohet, i grabiste bankomatët dhe tresorët

Zvicra

Zvicër: Grabitësi profesionist shqiptar më në fund dënohet, i grabiste bankomatët dhe tresorët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 janar 2017 Në ora: 12:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ata thyenin mure dhe prenin çatitë për të grabitur sende me vlerë. Dëmi total i shkaktuar prej tyre llogaritet rreth gjysmë milion euro. Tani është dënuar banda, shkruan 20min.ch.

Grabitje spektakulare, dëmtime të pronave private, vozitije pa leje qarkullimi: janë disa nga akuzat për të cilat është dënuar 43 vjeçari nga Kosova.

Mes fundit të prillit dhe fundi të korrikut 2012 sëbashku me bashkëpunëtorët në kantonet Luzern, Schwyz, Aargau, Bern, Thurgau, Waadt dhe Zürich kanë grabitur suksesshëm në mjaft prona private. Qëllimi i tyre primar ishte grabitjen e bankomatëve dhe trezorëve pranë pompave të benzinit.

Dëme deri në 544'499.20 franga

“Me përdorimin e dhunës ata kishin hyrë në pronat e të tjerëve duke thyer dyert, prerë çatitë, shkatërruar muret,” thuhet në komunikatën e policisë së Luzernit. Më pas ata kishin arritur ti hapin trezorët dhe bankomatet për të grabitur monedhat kesh.

Në gjashtë raste rezultuan të suksesshëm dhe përfitimet ishin të majme: plot Fr. 544'499.20. Dëmet materiale prej tyre llogariten në  256'894 franga, ndërsa në katër raste falë alarmit ata ishin larguar pa marrë “plaçkën” me vete.

485 ditë në paraburgim

“Numri i madh i grabitjeve për një interval aq të shkurtë tregon se grupi përveç profesionalizmit ka qenë i varur nga grabitjet.

Gjykata e ka dënuar 43 vjeçarin me katër vjet heqje lirie, prej të cilëve deri tani 485 ditë i ka kryer në paraburgim. Edhe bashkëpunëtorët e 43 vjeçarit janë dënuar me burgime të ngjashme. Megjithatë jo të gjitha vendimet janë të plotëfuqishme./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat