Armata zvicerane: Neve nuk na pengon Skënderbeu, as simboli i shqiponjës tek ushtarët

Zvicra

Armata zvicerane: Neve nuk na pengon Skënderbeu, as simboli i shqiponjës tek ushtarët

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 16:15
Ushtaret shqiptare duke bere simbolin e shqiponjes

Disa ushtarë dhe rekrutues shqiptarë janë parë me unifromë zvicerane, duke bërë simbolin kombëtar me duar, shqiponjën apo heroin kombëtar, Skendërbeun.

Ushtarët fillimisht janë raportuar nga mediat zvicerane, ndërsa zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes dhe armata zvicerane thonë se nuk i pengojnë që ushtarët kanë bërë simbolin e shqiponjës.

“Neve nuk na pengon Skënderbeu, as simboli i shqiponjës tek ushtarët, por kjo nuk i pëlqen politikanëve” thonë nga Ministria e Mbrojtjes dhe armata zvicerane.

Zyrtari ministrisë së Mbrojtjes dhe armatës zvicerane: Siç janë  krenar shqiptarët me uniformën zvicerane edhe ne jemi krenar me ta. Ata janë  shembull në  armatën tonë! 

Se si i komenton fotot në rrjetet sociale që shihen shqiptarët me uniformë zvicerane duke bërë shqiponjën apo Skënderbeun, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist thotë se atynve nuk iu pengon, mirëpo është e palejueshme dhe e papëlqyer sidomos nga politikanët tanë.

“Neve nuk na pengon assesi kur shqiptarët bëjnë  me duar shqiponjën apo flasin e këndojnë shqip.  Nuk është e pëlqyeshme dhe e patolerueshme dhe është e papranueshme që në uniformën e ushtarëv tanë të armatës helvetike të bartin simbol tjetër, pos atyre të shtetit tonë.  Në fund të fundit kjo neve nuk na pengon, Skënderebu, as simboli i shqiponjës tek ushtaret tanë, fundja ne kemi njohur Kosovën dhe Shqiperinë dhe  mirë  e dimë rolin e heroit të juaj..” thotë zyrtari.

Ndërsa ushtarët shqiptarë thonë se janë krenarë me uniformën ushtarake, siç që janë krenarë që janë shqiptarë.

“Jemi krenarë me  uniformë ushtarake, po aq sa jem krenar qe jemi shqiptarë që i shërbejmë shtetit tonë Zvicrës..” janë shprehur ushtarët shqiptarë për  “Presheva jonë”.

Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, pastaj NZZ  kishin raportuar para disa vitesh se në armatën zvicerane shërbejnë mbi 2.000 ushtarë me origjinë shqiptare (numër ky që sot për sot ndoshta është dy herë  më i madh) të cilët është shumë lehtë mund  t’i identifikosh, jo vetëm me emrat shqip si: Alban, Sokol, Naim, Muhamed apo Gjergj, por edhe nga ajo se ata lexojnë romane e gazeta shqip në kazerma.

Ndërsa sipas zëdhenësit të armatës zvicerane, numri i shqiptarëve është më i madh se 3-4 mijë, mirëpo nuk dihet saktësisht.

“Numri i ushtarëve shqiptarë është më i madh, ne nuk dimë saktësisht numrin e këtyre ushtarëve tanë që flasin shqip. Një mund t’ua themi, ata janë qytatarë zviceranë që kryejnë me nder shërbimin në vendin tonë, madje mund t’u themi se janë shembull në armatën tonë” thotë zëdhënësi i armatës zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat