Qindra shqiptarë sot në Bernë: Lirojeni Ramush Haradinajn ta drejtojë shtetin e Kosovës

Zvicra

Qindra shqiptarë sot në Bernë: Lirojeni Ramush Haradinajn ta drejtojë shtetin e Kosovës

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:37
Protesta në Zvicër

Në sheshin e “Helvetiaplatz” të kryeqendrës së Zvicrës në Bernë është mbajtur sot një protestë e madhe për lirimin e Ramush Haradinajt.  Në këtë protestë, ku dominuan flamujt shqiptarë, të Zvicrës, amerikan dhe të NATO-s, qindra pjesëmarrës mërgimtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Presheva brohoritën njëzërt: Lirojeni Ramush Haradinajn ta drejtoi shtetin e Kosovës.

I mbushur me shqiptarë në sheshin “Helvetiaplatz” në Bern, personalitete politike dhe ushtarake nga Kosova e diaspora kanë mbajtur edhe fjalime në përkrahje të Haradinajt, njofton “Presheva Jonë”.

Bashkatdhetarët pjesëmarrës në protestë shpresojnë se kjo protestë do të jetë e fundit dhe se Ramush Haradinaj, lideri i shqiparëve të Kosovës pritet të lirohet pas seancës së  2 marsit në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat