Zbulohen detaje të reja: Ja pse u vranë dy shqiptarët mbrëmë në Zvicër dhe kush janë autorët

Zvicra

Zbulohen detaje të reja: Ja pse u vranë dy shqiptarët mbrëmë në Zvicër dhe kush janë autorët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 mars 2017 Në ora: 00:21
M.B., që sipas 20minuten, është njëri nga shqiptarët e vrarë.

(E plotësuar) - Viktimat e vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në kafen "Caffe 56", në Bazel të Zvicrës janë shqiptarë, shkruajnë mediat zvicerane përcjellë "Bota sot".

Viktimat nga vrasja e mbrëmshme në Bazel të Zvicrës, janë dy shqiptar, 28 dhe 39 vjeçar me shtetësi shqiptare, ndërsa edhe i plagosuri 24 vjeçar është shqiptar. Agresorët janë 30 deri në 40 vjet nga Evropa lindore. M.B., që sipas 20minuten, është njëri nga shqiptarët e vrarë.

Për motivin e dramës, Prokuroria e Bazelit vetëm ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, por pa dhënë detaje shtesë. Policia e Bazelit ka dhënë një detaj tjetër se agresorët i kanë qëlluar personat që i kanë njohur më parë, ndërsa media zvicerane “Barfi” thekson se xhelozia mund të ketë qenë shkaktari i vrasjeve. Por kjo e fundit nuk është konfirmuar nga autoritetet e drejtësisë ashtu siç nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për hakmarrje ose allishverish droge.

Vrasja e mbrëmshme që ka ndodhur rreth orës 20:00, sipas prokurorit të rastit në Bazel, është kryer nga dy persona që kanë hyrë në Cafe 56, kanë qëlluar disa herë dhe janë larguar.

Autorët e krimit ende vazhdojnë të jenë në arrati, dhe sipas përshkrimit të policisë ata janë dy meshkuj të moshës 30 deri në 40 vjeç. Ata në bazë të dëshmitarëve duhet të jenë rreth 175 centimetra të gjatë dhe kanë flokë të zeza.
 

Ata raportohet të kenë pasur rroba me ngjyra të mbyllta, dhe në bazë të disa referencave dyshohet të jenë nga Europa Lindore. 

 

Vendi ku ndodhi vrasja brutale në Zvicër, i frekuentuar nga shqiptarët, pronari maqedonas

Vendi ku ndodhi vrasja brutale në Zvicër, “Cafe 56” është një vend i frekuentuar dhe i popullarizuar nga shqiptarët, shkruan Blick.ch, përcjellë “Bota sot.

“Kjo kafe është e popullarizuar në mesin e shqiptarëve. Në Cafe 56, e cila është shumë afër stacionit hekurudhor gjerman në Basel Quartier Kleinbasel, është një vend takimi për shqiptarët. Një vit më parë ajo u rinovua, pronari është një maqedonas 43-vjeçar”, shkruan Blick.

Bazel: Vriten dy persona dhe plagoset një tjetër, agresorët në arrati

Të enjten në mbrëmje është raportuar një breshëri armësh në qytetin zviceran Basler Innenstadt, shkruan “20min”.

Ngjarja është raportuar rreth orës 20.15 në “Cafe 56” të Bazelit, ku sipas informacioneve të para ka dy të vdekur dhe një të plagosur, përcjell botasot.info.

Lajmi konfirmohet nga polici i krimeve të rënda, Peter Gill. Sipas tij agresorët nuk janë arrestuar akoma, ndërsa forca të shumta policore kanë nisur kontrollet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Image

Reagon edhe Prokuroria

“Hetimet e deritanishme të policisë kriminale na kanë njoftuar se sipas gjitha gjasave dy viktimat janë futur në “Cafe 56” nga ku janë qëlluar disa herë. Aty kanë ndërruar jetë dy klientët e lokalit, ndërsa një i tretë është plagosur në rrezik për jetën. Pas veprës dramatike, agresori është larguar në drejtim të Badischer Bahnhof. Personat tjerë që qëndronin në lokal nuk janë plagosur,” thuhet në kumtesën e Prokurorisë zvicerane.

Hetimet vijojnë./Bota sot

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat