Shtetasit e Kosovës të parët për natyralizime në Luzern të Zvicrës

Zvicra

Shtetasit e Kosovës të parët për natyralizime në Luzern të Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 mars 2017 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një komision natyralizimi në Luzern, vitin e kaluar ka shqyrtuar 351 kërkesa natyralizimi, shkruan zentralplus.ch. Gjithsej 498 persona kanë fituar natyralizimin në Luzern, përcjell botasot.info.

Sa u takon nacionaliteteve që prijnë në listë të parët janë shtetasit e Kosovës dhe të Gjermanisë, secili me 11 përqind, ndjekur nga italianët dhe banorët e Shri Lankës, secili me tetë përqind. Mosha mesatare e tyre është 28,2 vjet, ndërsa bëhet fjalë për vitin 2016.


Në krahasim nga 2015, kërkesa është rritur për 71 persona. Për fitimin e pasaportës zvicerane është kërkuar njohja e mirë e gjuhës gjermane, njohurite politike të vendit dhe integrimi social./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat