Breshëri armësh në Zvicër, mbetet i plagosur shqiptari

Zvicra

Breshëri armësh në Zvicër, mbetet i plagosur shqiptari

Nga: Fitim Dika Më: 18 mars 2017 Në ora: 14:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të premten, 17 mars, është raportuar një breshëri armësh në vendin zviceran Niederurnen, ku një burrë mbeti i plagosur. Breshëria e armëve erdhi pas një zënke verbale, ndërsa policia ka arrestuar pesë persona, shkruan suedostschweiz.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18.00, ku të përfshirë janë katër personave. Shqiptari (35) nga Kosova është plagosur në këmbë. Me ndihmën e një ambulance, ai është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në spitalin e Glarusit dhe jeta e tij nuk është në rrezik.

Autori i dyshuar për shkrepje të armës është një shtetas 43-vjeçar zviceran me prejardhje migrimi. Ai u arrestua në vendngjarje, ndërsa dy bashkëpunëtorët me origjinë nga Maqedonia (25 dhe 36 vjeç) tentuan të arratisen, por 25 vjeçari është  arrestuar pak më vonë në daljen Sargans të autostradës.

“Është e ditur se viktima dhe agresori janë përleshur verbalisht në telefon,” tha zëdhënësi i policisë Gubser, por pa dhënë detaje tjera nga hetimi. Motivet e sulmet mbeten të paqarta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat