Aksident në Zvicër: Vdes shqiptari nga Gjilani

Zvicra

Aksident në Zvicër: Vdes shqiptari nga Gjilani

Më: 25 mars 2017 Në ora: 19:05
Aksidenti

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën të shtunën, pasi u përplas me motoçikletën e tij në një veturë.

Ngjarja ndodhi në qytetin Stans të Zvicrës, qytet ky afër Lucernit.

Merret vesh se 33 vjeçari që humbi jetën në këtë aksident është shqiptar nga Kosova, gjegjësisht nga qyteti i Gjilanit.

Policia e kantonit të Nidwalden’it bëri të ditur se motoçiklisti po kalonte pranë një pompe të benzinës, kur në të njejtën kohë, në rrugë u kyç një veturë, në të cilën u përplas shqiptari me motoçikletë, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat