Partia populliste SVP akuzon shqiptarin si falsifikues zgjedhor në Zvicër, Prokuroria nis hetimet edhe kundër SVP

Zvicra

Partia populliste SVP akuzon shqiptarin si falsifikues zgjedhor në Zvicër, Prokuroria nis hetimet edhe kundër SVP

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 mars 2017 Në ora: 10:43
Zv.presidenti i partisë populliste në Wallis, Jerome Desmeules

Gjatë procesit zgjedhor për kantonin Wallis dyshohet se ndokush ka mbushur kutitë e votimit në vendvotimet e Brig-Glis, Naters dhe Visp, shkruan tagesanzeiger.ch.

Zv.presidenti i partisë populliste në Wallis, Jerome Desmeules dhe bashkëpartiaku i tij Ilan Garcia e akuzojnë një shqiptar nga Kosova (simpatizant të partisë së djathtë CVP), që rreth dhjetëra fletëvotime i ka nënshkruar, rrethuar dhe i ka futur në kutinë e votimit. Por nga partia e djathtë hedhin poshtë akuzat, duke pretenduar se SVP vetëm po flet pa argumenta dhe pa asnjë vërtetësi.

Politikani i CVP ishte prezent në festën kulturore shqiptare

Si argument Desmeules dhe Garcia theksojnë se deputeti i CVP, Christophe Darbellay (CVP) gjatë fushatës zgjedhore ka marrë pjesë në një manifestim kulturor shqiptar: tetor 2016. Këtu ata pretendojnë se Darbellay është njohur me simpatizantët shqiptarë për të kryer allishverishe.

Në Wallis jetojnë 1500 banorë me të drejtë vote, që kanë origjinë shqiptare. SVP pretendon se manipulimi zgjedhor mund të jetë më se i mundur. Sipas hetimeve të fundit nuk mund të ketë pasur më shumë se 60 fletvotime të falsifikuara.

Prokuroria ka filluar hetimet

Anton Andenmatten, shefe e CVP për Oberwallis, është njoftuar për akuzat dhe në të njëjtën kohë është shfajësuar. “Burri (nga Kosova -SHP) është tërësisht i pafajshëm.” Ai ka qenë i angazhuar për zgjedhjet komunale dhe jo për në qeveri. Akuzat e SVP janë të rënda dhe Andenmatten ka menduar ta dërgojë çështjen te organet juridike.

Nëse hetimet e Prokurorisë nxjerin në pah se vërtet ka pasur falsifikime të shumë fletëvotimeve, atëherë zgjedhjet mund të përsëriten. Por nëse bëhet fjalë për falsifikimeve vetëm të disa votave, që nuk ndikojnë në rezultatin zgjedhor, atëherë nuk parashihen zgjedhje të reja.

Pavarësisht instancave politike edhe Prokuroria e  Wallis ka theksuar se institucioni i tij ka nisur katër hetime: «Ne kemi nisur katër hetime. Një për çdo komunë: Visp, Naters dhe Brig-Glis; si dhe një për SVP.»

Për përmbajtjen e hetimeve, Prokuroria e Wallis nuk ka dashur të komentojë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat