Zvicër: Gabimi administrativ e shpëton shqiptarin nga dëbimi, ai premton se kurrë nuk do shkel ligjin

Zvicra

Zvicër: Gabimi administrativ e shpëton shqiptarin nga dëbimi, ai premton se kurrë nuk do shkel ligjin

Nga: Fitim Dika Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:12
Gjykata e Lartë në Aarau

Një shqiptar i dënuar në Zvicër nuk duhet ta lëshojë Zvicrën. Ai përfitoi nga një gabim i autoriteteve. Gjykata e Aargau tregon pse nuk mund të vendoste ndryshe.

Dardani (emri i ndryshuar) akuzohet për vepra të rënda penale si grabitje me banda, shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, prishje të rendit shtëpiak dhe akuza për shitblerjen e lëndëve narkotike. Kryetari i trupës gjykuese Marc Busslinger shqiptoi dje vendimin për Dardanin, ku prezent ishte edhe bashkëshortja e tij: 28 vjeçari nuk duhet ta lëshojë Zvicrën. Kjo i solli frymëmarrje të lehtë çiftit shqiptar nga Kosova. Gjykatësi theksoi se vendimi do ishte ndryshe nëse nuk do kishte “gabime administrative” të autoriteteve.  Nëse akuza do vinte mënjeherë pas gushtit 2011, vendimi do ishte ndryshe. Por për shkak të gabimeve administrative procesi është vjetëruar katër vite. Por çfarë ndodhi në gusht 2011?

Transport droge drejt Gjenevës

Po të kthehemi tetë vjet pas, Dardani në 2009 qëndroi dy muaj në paraburgim, pasi u kap me pesë kilogram heroinë në një hapësirë lokali në Gjenevë. Kjo histori kaloi në mënyrë idiote, argumentoi ai përpara gjykatës. Dardani mohon se e kishte ditur se në çantën që ia kishte dhënë shoku kishte drogë, megjithatë procesi i tij u kthye mbrapsh dyherë. Në 2011 gjykata përfundimisht nuk i besoi atij dhe e shpalli të fajshëm. Por zyra e migrimit nuk kishte marrë vendimin e fundit. Vetëm sepse Dardani pas katër vitesh shkoi për të pyetur Zyrën e Migracionit, rasti filloi të shqyrtohet edhe njëherë: por tashmë shumë vonë.

Kjo e ndihmuar nga fakti se mes 2011 dhe 2017, Dardani është akuzuar vetëm njëherë dhe atë për “rrahje në një diskotekë.”  Pra gjashtë vitet e fundit ai nuk është shfaqur problematik, bile edhe rasti i rrahjes në diskotekë nuk kujtohet nga viktimat. Një argument tjetër pozitiv ka rezultuar se Dardani nuk e sundon mirë gjuhën shqipe, pasi kishte ardhur tre vjeç në Zvicër.

Por Gjykatësi Busslinger në fund paralajmëroi 28 vjeçarin se kjo ishte shansa e tij e fundit. Dardani premtoi se nuk do e shikonte më derën e Gjykatës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat