Reagim nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës në lidhje me dyshimin për mashtrim zgjedhor në Valais të Zvicrës

Zvicra

Reagim nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës në lidhje me dyshimin për mashtrim zgjedhor në Valais të Zvicrës

Më: 31 mars 2017 Në ora: 20:14
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Më 29 mars 2017 mediat frankofone botuan ankesën e paraqitur nga një anëtar i Bashkimit Demokratik të Qendrës (SVP/UDC) kundër një anëtari të Partisë Demokristiane (CVP/PDC) në Valais të Epërm, me origjinë shqiptare, i cili është akuzuar në bazë të dyshimeve të thjeshta për mashtrim zgjedhor në këtë kanton.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dënon ashpër konfuzionin e bërë ndërmjet këtij rasti individual, ku supozohet që është shkelur ligji zgjedhor në fuqi nga qytetarët zviceranë me origjinë shqiptare të këtij kantoni. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj për të hedhur dritë mbi këtë rast, megjithatë, është absurde dhe shpifëse që ky rast të lidhet me votën e të gjithë qytetarëve zviceranë të kulturës shqiptare, në bazë të sjelljes së dyshimtë të një individi të vetëm.

Qytetarët zviceranë me origjinë shqiptare, dhe të gjithë ata që janë natyralizuar, votojnë sikur të gjithë zviceranët, sipas ndjeshmërisë së tyre politike dhe bindjeve individuale partiake dhe jo sipas udhëzimeve të një personi. Shqiptarët në Zvicër nuk janë një bllok lapidar, por një popullsi e ndryshme dhe në shumës, sikurse edhe grupet e tjera të emigrantëve në Zvicër. Është tendencioze dhe shpifëse kur mbillet dyshimi në opinionin publik, duke diskredituar qytetarët nga komuniteti shqiptar dhe më gjerë, nga popullatat e tjera të huaja, duke i trajtuar ato si zviceranë të pavërtetë.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës rikujton faktin se përgjithësimi automatik i rasteve individuale mbi komunitetin shqiptar veç se ka qenë, në të kaluarën, objekt i dënimit për disa politikanë zviceranë para drejtësisë. Rasti i tanishëm mund të përbëjë një vepër diskriminuese raciale sipas nenit. 261 bis CP.

Ne ftojmë klasën zvicerane politike dhe SVP/UDC në veçanti, që tani e tutje të përmbahen nga përhapja e akuzave të pabaza me ngjyrime ksenofobe, mbi gjithë komunitetin shqiptar, i cili është i lidhur me Zvicrën dhe për të cilën gjithashtu ai kontribuon për prosperitetin e saj.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Për më tepër informata:

Jeton Kryeziu, Kryetar, Nat. 079/ 732 62 73, E-mail: [email protected]

Avni Binaku, Zëdhënës, Nat. 078/ 804 44 06, E-mail: [email protected]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat