Dëbohet drejt Shqipërisë viktima e lokalit Cafe 56 në Bazel, agresorët kanë humbur gjurmët

Zvicra

Dëbohet drejt Shqipërisë viktima e lokalit Cafe 56 në Bazel, agresorët kanë humbur gjurmët

Më: 1 prill 2017 Në ora: 17:22
Bazel

Në 9 mars në Cafe 56 në Bazelin e Vogël u vranë dy shqiptarë, ndërsa njëri mbeti i plagosur rëndë (raportonte “Bota sot”). Viktimat ishin Mirjan B. (†28) dhe Gent S. (†39), ndërsa viktima e tretë Festim D. (24) u plagos rëndë, që falë intervenimit të shpejtë mjekësor arriti të mbijetojë.

Por tani bëhet e ditur: Sipas mediave zvicerane Festim D. kishte qenë i njohur edhe më parë për policinë dhe kishte ndalesë qarkullimi në hapësirat e zonës Shengen deri në 2022. Pas operacionit, Festimi u arrestua në 17 mars, ku përpara autoriteteve kishte deklaruar se kishte ardhur në vendin helvet në 7 mars, për të shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.

Por gjykatësi nuk e besoi deklaratën e tij, pasi nuk kishte pse qëndronte tre ditë në një vend tranzit, pasi në 9 mars duheshte të jetë në Gjermani.

Megjithatë jo si turist në Zvicër

Siç u bë me dije se tre viktimat e 9 marsit kishin qëndruar si turistë në Bazelin e Vogël, por tash Festim D. është dëbuar drejt Shqipërisë. Prokuroria e Bazelit nuk dëshiron të zbardhë detaje të tjera. Edhe për dy agresorët që vranë dy shqiptarët mungon çdo gjurmë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat