Zvicër: Përkundër kancerit dhe integrimit dëbohet shtetasi i Maqedonisë, për shkak të një gabimi në moshën 19 vjeçare

Zvicra

Zvicër: Përkundër kancerit dhe integrimit dëbohet shtetasi i Maqedonisë, për shkak të një gabimi në moshën 19 vjeçare

Nga: Fitim Dika Më: 21 prill 2017 Në ora: 18:50
ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë (30) me vendbanim në Aargau, përpara dhjetë vitesh me shkop baseball-i kishte plagosur rëndë një burrë në kantonin St. Gallen. Tani ai duhet ta lëshojë Zvicrën. Kjo pasi secili zviceran me origjinë të huaj i cili dënohet nga Gjykata me burg më shumë sesa një vjet, rrezikohet nga dëbimi, shkruan “Solothurner Zeitung”.

Gjykata Federale në shumë raste e ka respektuar këtë vendim. Përjashtimet janë të vogla dhe me arsyetime të veçanta.

30 vjeçari nga Maqedonia u dënua me tre vjet burg nga Gjykata e Lausanës, për shkak të lëndimit me rrezik jete të një burri në maj të 2006. Për shkak të një pagese viktima e atëhershme kishte rëshqitur dhe ishte rrëzuar përtokë, ku 19 vjeçari i atëhershëm nga Maqedonia kishte vijuar ta godisë akoma dhe atë me shkop baseballi. “Ai kishte shumë fat që shpëtoi,” përcjell botasot.info. “Me 19 vjeçarin e atëhershëm kishte edhe tre bashkëpunëtorë tjerë por të moshave nën 18 vjet.”

Sipas ligjit zviceran, “vrasja e mbetur në tentativë” dënohet deri në pesë vjet burg ose në raste më të rënda edhe në 6.5 vjet. Pas shumë vendimeve në janar 2014 ai u dënua me tre vjet heqje lirie, prej të cilave 6 muaj me detyrim dhe 30 muaj me kusht. Pas testeve psikologjike dhe terapive u vërtetua se ai nuk përbën rrezik për personat e tretë. 30 vjeçari kishte ardhur në Zvicëër në 1996 me bashkim familjar, në moshën rreth 10 vjet. Zyra e Emigracionit në Aargau ia mori lejen e qëndrimit në 2015 dhe kjo përkundër ankesave të shtetasit nga Maqedonia, i cili ishte i mirë integruar dhe vuante nga sëmëndja e kancerit në testikuj. Në nëntor 2016 ai shkoi në Austri sëbashku me të dashurën e cila jetonte prej dhjetë vjetësh.

Akoma punëtor

Gjykata e arsyetoi vendimin se goditja që përpak sa nuk rezultoi me vdekje është argument i fortë për t’u dëbuar dorasi nga vendi helvet, përkundër që ai mund të ketë qenë financiarisht i pavarur dhe i integruar mirë. Interesi publik është më i lartë sesa interesi privat.

“Plagosjet e rënda në trup që rrezikojnë edhe jetën e viktimës llogariten me dështimin e integrimit të huajit,” shkruhet në aktvendimin. Gjithashtu jetesa e tij deri në dhjetë vjet në Maqedoni, tregon se ai mund të përshtatet dhe të gjejë punë në vendin e vogël ballkanik. I dënuari nuk mund të thirret në kartat e të Drejtave të Njeriut./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat