Në Zvicër u përkujtuan 28 dëshmorët e UÇPMB-së

Zvicra

Në Zvicër u përkujtuan 28 dëshmorët e UÇPMB-së

Nga: D. Hebibi Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:39
Foto: Musli Sahiti

Sivjet prijës i Akademisë ishte Shoqata Kulturore Jehona, ku z. Rafet Ademi, përcolli përshëndetjet e kryesisë dhe të anëtarëve. Në mesin e mysafirëve ishte z.Sali Sefa, Konzull i Kosovës në Bernë, z. Riza Demaj, koordinator i Shkollës Plotësuese Shqipe për kt. Argau, Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare Medvegja me z. Zejnullah Namani arkatarë dhe miqë të tjerë Medvegjas.

Nuk munguan edhe kryesia e Shoqatës Atdheu nga Badragazi, Shefqet Cakolli me miqë, president i SHKA Dardania, veprimtari Qemal Musliu, Tv Syri Blue me drejtor Musli Saiti i shoqëruar me dy bashkëpunëtorë.

Image
Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së

Për çdo vjet me radhë, konkretisht më 14 maj, organizohet në Zvicër Akademi Përkujtimore, kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së. Ky është një tubim i madh dhe i vetmi në diasporë, që kujtohen dëshmorët që ranë në luftën për liri për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku mblidhen bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që janë në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Ashtu sikurse ishte pritur, data 14 maj e ditës së diel, ishte ditë e madhe kujtimi për dëshmorët e rënë për liri, që luftuan një regjim që e dënoi e gjithë bota demokratike. Skena si zakonisht e kësaj Akademie, ishte e mbuluar kuq e zinjë, aty ishte flamuri kombëtarë kuq e zinj, pastaj ai i Kosovës dhe në mes flamuri i shtetit mikë të kombit tonë Zvicrës. Ishte shumë emocionuese për të gjithë të pranishmit, se në skenë vazhdimisht rrinin fotografitë e dëshmorëve. Shoqatat Humanitare nga Lugina e Preshevës, ajo e "Medvegjës“, "Lugina e Preshevës", Shoqata Kulturore „Jehona“, Shoqata Humanitare „Agimi“,  Shoqata Humanitare „Hafëz Xhaferi“, të ndihmuar nga disa intelektualë të tjerë e patën primatin kryesor për këtë organizim. Akademia e dëshmorëve të UÇPMB-së, edhe sivjet kaloi shkëlqyeshëm. Të pranishëm ishin mbi 100 bashkatdhetarë e normal Këshilli Organizativ, priti të vijnë edhe më shumë, megjithatë, më e rëndësishmja, familjarët e dëshmorëve falënderuan të gjithë ata që po punojnë vullnetarisht për hirë të dëshmorëve.  Ishte një program i bukur e modest me këngë kushtuar dëshmorëve, pastaj Luginës së Preshevës, Shqipërisë e gjitha trojeve etnike.  

Image
Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së

Akademinë e hapi, z.Rafet Ademi, nënkryetar i SHK „Jehona“ me qendër në Zvicër me këto fjalë:

“Përshëndetje të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar bashkëkombës, zonja e zotërinj. Para se të bëj të hapur këtë Akademi Përkujtimore, përkulem me zemër e shpirt, para dëshmorëve të UÇPMB-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit, që kanë rënë në kohëra të ndryshme për të mirën e atdheut, për flamurin kuq e zi. Ata po i shoh në flamurin tonë kuq e zi, aty ku është shqiponja jonë dykrenore.

Aty është Skënderbeu, aty është Ismail Qemajli, Hasan Prishtina, Adem Jashari, Sali Çeku, vëllezërit Haradinaj, e shumë e shumë të tjerë. Qoftë kujtimi i përhershëm për gjithë dëshmorët. Të nderuara familje të dëshmorëve, të respektuar të pranishëm. Shoqata Kulturore „Jehona“, ku jam nënkryetar i saj, bashkë me shoqatën humanitare „Lugina e Preshevës“, Shoqatën Humanitare „Medvegja“ dhe Shoqatën Humanitare „Agimi“, jemi në bashkëpunim të shkëlqyer, pra, falënderoj edhe kryesinë time dhe anëtarët, por edhe kryesinë e shoqatave në fjalë, që jemi bashkë dhe u tregojmë të gjithëve, se mundemi ne shqiptarët kur duam të jemi bashkë. Më lejoni të nderuar zonja dhe zotërinj, që nga ky vend, të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar të mbahen akademitë, që me vite të tëra ka kontribuar për këtë Akademi. Nuk është e lehtë të organizohet, por nuk po afrohen vullnetmirë që për hirë të dëshmorëve, ti përkujtojmë ata, që dhanë jetën. Falënderojmë kryesinë dhe anëtarët e shoqatës sonë, që sivjet e morën përsipër me shumë vullnet përkrahjen e kësaj Akademia nga këshilli organizativ.

Image
Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së

Perëndia ia shpërbleftë. Do të duhej, që të bashkohemi edhe më shumë, që kjo Akademi të jetë edhe më e fortë, sepse dëshmorët e meritojnë. Qofshim të bashkuar gjithmonë nga Medvegja, Presheva, Bujanoci, Tetova, Gostivari, Prishtina, Peja, Gjakova, Drenica,Tirana, Ulqini e Malcia. Lavdi dëshmorëve të kombit, mbahuni të forta dhe krenare ju familje të dëshmorëve. E shpallim të hapur për sivjet këtë Akademi përkujtimore“. Madhështore ishte paraqitja e dy bilbilave të këngës, vëllezërit Kuqi, dy të rinjë që lindën në Zvicër e po rriten këtu, si dhe Hekuran Rexhepi me vajzën dhe djalin. Sivjet prijës i Akademisë ishte Shoqata Kulturore Jehona, ku z. Rafet Ademi, përcolli përshëndetjet e kryesisë dhe të anëtarëve. Në mesin e mysafirëve ishte z.Sali Sefa, Konzull i Kosovës në Bernë, z. Riza Demaj, koordinator i Shkollës Plotësuese Shqipe për kt. Argau, Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare Medvegja me z. Zejnullah Namani arkëtare dhe miq të tjerë medvegjas. Nuk munguan edhe kryesia e Shoqatës Atdheu nga Badragazi, Shefqet Cakolli me miq, president i SHKA Dardania, veprimtari Qemal Musliu, Tv Syri Blue me drejtor Musli Saiti i shoqëruar me dy bashkëpunëtorë, ku për tre ore incizuan live për këtë televizion, etj.

Thuajse të gjithë mysafirëve, iu dha edhe fjala përshëndetëse ku falënderuan organizatorët, përshëndetën familjet e dëshmorëve dhe thanë fjalët më të mira të mundshme për dëshmorët e rënë për të mirën e atdheut. Falënderimet i përcollën të gjithë atyreve, që në vite kanë dhënë kontribut dhe po japin, që Akademia të mos ndalet. U përmend edhe kontributi i Tv Diaspora me producent z. Esat Husaj, gazeta Bota sot, presheva.com dhe media të tjera. Ish komandanti i UÇPMB-se, z. Shefqet Hasani, si zakonisht ishte i pranishëm dhe me disa fjalë i përshëndeti familjet e dëshmorëve si dhe gjithë të pranishmit. Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët. Ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, kishte sjellur një tufë lulesh të freskëta duke rikujtuar të pranishmit, se dëshmorët do të jenë lule të përjetshme. Ai u përkul para dëshmorëve. Edhe z.Sefa, Musliu, Demaj, Cakolli etj, me shumë emocione kujtuan dëshmorët. 

E padyshim, familjet e dëshmorëve ishin me emocione të shumta, duke i kujtuar më të dashurit e tyre. Gjatë programit të kësaj Akademie, u dha gjithashtu edhe një një historik i shkurtër i 28 dëshmorëve të UÇPMB-së, përgatitur nga Mr.sci.Dashnim Hebibi e të realizuar mjeshtërisht nga ana teknike nga Iljaz Beqiri nga Drenica. Z.Hebibi, recitoi edhe poezinë e njohur të Fan Nolit „Hymni i Flamurit“, ku u mirëprit nga të pranishmit. Pas këtij filmi modest që shiheshin fotot e dëshmorëve, biografia e shkurtër e tyre dhe një historikë i shkurtërt i UÇPMB-së. Me tre këngë u paraqitë edhe këngëtari nga Kumanova z.Musliu. Organizatorët falënderuan shumë edhe pronarin e resturantit „Bolero“, z.Metush, që ia mundësoi sallën dhe zërmini, që të organizohet kjo Akademi.

Në fund z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, njëherit xhaxhai i dëshmorit, Mitat Musliu, ndau dy mirënjohje, pronarit të restorantit Bolero, z.Metush si dhe dy vëllezërve Kuqi. Këshilli organizativ u zotua, edhe pse me shumë vështirësi po mbahet kjo Akademi, nuk e kanë ndërmend të ndalen, sepse kanë përkrahjen e familjeve të dëshmorëve dhe shumë veprimtarëve të tjerë, njëherit falënderuan të gjithë të pranishmit për prezencë dhe përkrahje, duke shpresuar, që vitin 2018, do të jetë edhe më mirë dhe me më shumë të pranishëm. Lavdi dëshmorëve, i përjetshëm kujtimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat