Ky është zvicerani tjetër që ka lënë Zvicrën për Kosovën

Zvicra

Ky është zvicerani tjetër që ka lënë Zvicrën për Kosovën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 maj 2017 Në ora: 14:38
Andreas Wormser me ekipin e hotel Graçanica

Kosova është vend emigracioni ku gjatë vitit për një jetë më të mirë e lëshojnë mijëra persona vendin e ndarë ballkanik. Por që ndodh e kundërta këtë e tregon zvicerani Andreas Wormser (59), i cili ka investuar në Graçanicë për ndërtimin e një hoteli. Hoteli është hapur në prill 2013, shkruan gazeta zvicerane “Blick.”

Por ndërtimi dhe investimi i tij është një projekt multi-etnik, pasi në atë hotel punojnë grupe të ndryshme etnike si romët, serbët dhe shqiptarët.

Zvicerani Andreas Wormser tha se ai vazhdimisht mundohet ta mbështesë komunitetin rom që përbëjnë rreth 40.000 banorë të Kosovës, por që janë kryesisht të margjinalizuar.

“Kam pasur mjaft projekte që unë i kam përkrahur, bursë për nxënës rom, shpërndarje e dhive. Personalisht i kam organizuar disa ekspozita për artistët romë në Zvicër dhe Gjermani, dhe tash hoteli është një formë mbështetje e komunitetit ngase gjysma e stafit janë pjesëtarë të komunitetit rom”, u shpreh Wormser. Hoteli udhëhiqet nga dy romët Hisen dhe Ado dhe shumë punëtorë serbë e shqiptarë.

Wromser në fillim ishte menduar që ta ndihmonte popullatën në Kosovë përmes ndonjë prodhimtarie, megjithatë më vonë kishte menduar ta ndihmojë përmes turizmit.

“Vendet ballkanike janë në modë për t’u vizituar, megjithatë Kosova është akoma e pazbuluar. Kosova mbi të gjitha është e mirë për ngjitje. Turistët janë befasuar me natyrën dhe mikpritjen: shumë kthehen për të dytën herë,” tha ai, përcjell botasot.info. “Kosova ka shumë bukuri për ti vizituar, por edhe shumë byrokraci. Vendi duhet të investojë më shumë në turizëm.”

Poashtu problemi tjetër sipas zviceranit janë edhe ndarjet etnike. Por i pyetur nëse do kthehej në vendlindje, ai përgjigjet: “Zvicra është shumë e shtrenjtë për mua.”/Bota sot/

LEXO EDHE KËTË
 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat