Merita Pinta-Maloku: „Gjithmonë kam dashur ti ndihmoj të tjerëve“

Zvicra

Merita Pinta-Maloku: „Gjithmonë kam dashur ti ndihmoj të tjerëve“

Nga: Dashnim Hebibi Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:25
Merita Pinta-Maloku

Një plak para vdekjes më thonte, se të kisha me jetuar edhe një herë, kurrë se kisha shtyer shikimin e fatit për më vonë. Kisha vepruar më shumë me mendjen e zemrës. Megjithse kam shumë gjëra, momente, që kurrë si harroj. Por më se shumti më prekej në zemër kur unë kryeja punën shkoja për tu përshëndet, ato më thonin, se do të lutem për ty që të plotësohen të gjitha dëshirat“, na thotë ndër të tjera znj.Pinta-Maloku.

E pamundur, që përmes pak fjalëve, të përshkruhet gjithë suksesi i personazhit tim të kësaj interviste. Pata dëgjuar më herët nga veprimtari i çështjes kombëtare, z.Riza Demaj, për këtë zonjë, e pata parë edhe me sytë e mijë edhe ate disa herë, se si vinte nga qyteti ku jeton dhe vepron në mbledhje të LAPSH-it, kt.Argau, duke i përkrahur dhe ndihmuar pse jo, aty ku nevojë. Merita, vërtet meritore, një nënë e dy fëmijëve, një grua që nuk diti të ndalet drejt sukseseve edhe ate me plot sfida. Shpirt humane, e qetë, fjalë pake, kur i thua, se ke arritur suksese, skuqet, sikur nuk donë ta lavdërosh, por vërtet është meritore dhe shembëlltyrë, se si arrihet suksesi me punë dhe përkushtim. Deshta të bindem edhe vetë, të shoh, se si e kalon një ditë pune kjo zonjë, kjo burrneshë e vërtet. Së bashku me z.Riza Demaj, i kërkuam që të na bëj një termin e të shkojmë, ta vizitojmë aty ku punon, aty ku një pjesë të jetës e kalon dhe me këtë mburret sa herë ajo.

Njëherë thash, po shkojmë, por mos po e pengojmë dhe duke menduar, krejt ndryshe, duke menduar, se aty punon si motër medicinale dhe hiq më shumë edhe pse edhe kjo ishte një sukses i madh. Rrugës për në Tegerfelden kanton Argau, afër banjës së njohur Zurzach, shihja një bukuri të rrallë të natyrës, që e ka falur perendia, por edhe faktori njeri është shumë i kujdesshëm. Sa do të doja, që kjo bukuri e pastërti të jetë edhe në trojet tona. Edhe pse edhe atje, është bukuri e rrallë natyrore, por fatkeqësisht, pakujdesia e disave, bënë që të shohësh, mbeturina nëpër male, fusha e besa edhe në mes të qytetit. E këtu mu kujtua, shprehja e famhsme e Niçes: „Kjo tokë, ka një lëkurë, kjo lëkurë po shihet se e ka një sëmundje, e kjo sëmundje, fatkeqësisht e ka emrin njeri“. Ne flasim për gjëra të mëdha, e në fakt, pastërtia do të ishte me rëndësi ndër të parat. Edhe tash nëpër fushata zgjedhore, flitet për zhvillim ekonomikë, andej e këndej, pak kush, ose askush, nuk flet dy fjalë për pastërtinë. Të lëjmë me një anë këtë temë, por të ndalemi te intervista ime. 

Image

Sa do të ishte mirë, që të investohet edhe tek ne një gjë e tillë me profesionistë, që sakrifikojnë gjithë energjinë për të mirën e të tjerëve. Jo kot, thuhet, se ne shqiptarët jemi humanë, e kemi dëshmuar e po e dëshmojmë. Shumë herë, jemi krenuar e krenohemi, me sukseset e futbollistëve, që i dijmë të gjithë dhe diku diku edhe me politikanë lokalë, e mjekë të suksesshëm edhe me studentë e kështu me radhë, por edhe me punëtorë të zellshëm, që kanë punuar e punojnë për të mirën e familjeve të tyre, e që nderohen tek zviceranët. Por, më shumë se krenari, është, që të përkujdesesh për pleqtë, për ata, që një jetë e kanë kaluar dhe janë në një moshë të thyer e që kërkojnë përkujdesje dhe përkrahje. Ti rrish afër, ti ndihmosh, ti flasësh ëmbëlsisht, ti dëgjosh, të bashkëbisedosh, kjo është madhështore, shumë njerëzore. Qyteti ku arritëm, e ku është duke punuar, bashkëbiseduesja jonë, kjo zonjë me një buzëqeshje të lehtë dhe falënderuese, quhet Tegerfelden është një qytetzë e vogël, sipas statistikave të fundit të vitit 2016, jetojnë dhe veprojnë, jo më pak, se 1204 qytetarë, prej tyre, 1007 zviceranë dhe 197 të huaj.

Aty është Merita Pinta Maloku, ku punon me zellshmëri dhe drejton Firmën “Prima Pflege” , ku janë të strehuar një numër jo i vogël i pleqëve dhe një numër i madh i punëtorëve e në mesin e tyre edhe shqiptarë. Merita, kishte dalur për të na pritur dhe sytë i mbante nga objekti, duke përcjellur çdo gjë aty se si po shkon puna. E mbante edhe telefonin afër vetes dhe bardhësia e saj, jo vetëm në veshjen e detyrës, por edhe në ftyrën e saj shihej. Fjala e parë e saj, ishte, ju faleminderit që erdhë, ju faleminderit për kohën, ju uroj mirëseardhje. Objekt i bukur, me xhama të pastërt, parkingje sa të duash, afër mali por i punuar një vreshtari e bukur. Rrezonte dielli e bashkë me diellin, rrezonte edhe suksesi i Meritës. Po ju lë më shumë të flas Merita, për të parë dhe për t`u bindur me sukseset e kësaj zonje, e kësaj motre shqiptare, që do të shërbej si model për shumë të rinjë e të reja. Ajo edhe pse erdhi 14 vjeçare në Zvicër, para vetes, kishte qëllime të shumta dhe me punë i arriti që të gjitha, ku sot drejton këtë strehimore të pleqëve nëmes të Zvicrës. 

Image

Zonjë e nderuar, për hirë të lexuesve, Ju lutem, disa fjalë për veten tënde, pra një biografi?

Ju falënderoj edhe njëherë dhe i përshëndes të gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen. E kam paksa të vështirë të flas për veten time, por për hirë të lexesueve edhe siç e thatë edhe ju do ti them disa fjalë. Merita Pinta-Maloku e lindur më 15. 08.1978 në Bjeshkët e Jezercit, që ka një natyrë jashtëzakonisht të bukur. Në moshën 5 vjeçare u larguam nga Jezerci dhe dolëm me banim ne Manastircë, në komunën e Ferizajit.Babai Shabani, doli në vitet 80-ta për të punur ne Zvicër. Jemi pesë fëmijë, kam dy motra e dy vëllezër. Klasën e pestë fillore e mbarova në Manastircë. Si 14 vjeçare erdha me familjen time në Zvicër dhe fillova të integrohem e të shkollohem këtu. Pasi mbarova shkollën fillore në Arau, bëra një praktikë gjasht muajsh në spitalin e Badenit. Aty u binda vetë, se në këtë fushë do të vazhdojë karierën time dhe kryeta shkollën e lartë për asistente. U martova, krijova familje me Bajramin, ku kemi dy djemë. Në këto 13 vite të fundit, kam kryer studimet për motër medicinale, pastaj dipl.eksperte e nxënësve dhe studentëve, studimet për menaxhim në instuticionet shëndetsore, diplomova edhe për sigurinë e kualitetit. Për mu ka qenë një kohë me sfida, përvoja të ndryshme, por edhe e pasur me mësime jetësore.

Pse e zgjodhet këtë profesion?

Zgjodha këtë profesion se doja të mësoj e të dija më shumë për njeriun. Njeriu është vertet një mrekulli. Se si funksionon trupi, truri, njeriun në një kompleksitet shumë të lart. Temat e ndryshme rreth shëndetit edhe kjo është një arsye që kam zgjedhur këte profesion. Gjithmonë kam dashur ti ndihmoj të tjerëve. 

Na thoni drejt, je e knaqur me profesionin që e bëni?

Në profesionin që e kam kryer, pra si motër medicinale, nuk aq sa duhet aktive, por më ka ndihmuar shumë. Në këtë funksion, që prej vitit 2009, kam pasur vetëm funksione për menaxhimin e firmës, që kam punuar edhe më parë. Unë jam në rolin e menaxhimit edhe kujdesem, që puntorët e mi të bëjnë punën rreth mbikujdesjen te klientët sa më mirë. Megjithse si motër medicinale kam punuar me plotë dëshirë e motivacion. Për mua ka qenë edhe mësim i jetës, mundem të them. Se ke raste, tema të ndryshme që duhet personalisht mu ballafaqu me ato.

Si ndjehesh kur i ndihmon të moshuarve?

Ndjehem shumë mirë. Çdo herë kur jam afër tyre, më duket se jam afër prindërve të mijë. I respektoj shumë, i çmoj, i dëgjoj dhe mundohem të jem në situatat që do të duhej të jemi afër. Ata janë shumë të mirë dhe kërkojnë padyshim përkujdesjen tonë. Kanë kaluar një jetë me punë e përkushtim për të mirën e përgjithshme dhe mundohemi, që t`ia bëjmë më të lehtë edhe moshën e pleqërisë. Tek ne i kanë të gjitha kushtet e nevojshme. I keni parë edhe vetë, dhomat e mira, me pamje të mirë, me plot diell, ushqimi i mirë, stafi i mrekullueshëm e profesional, me një fjalë, gjithçka është në rregull dhe ashtu si kërkohet. Jam shumë e lumtur, që e bëjë këtë profesion dhe natyrisht, duhet falënderuar gjithë stafin tim, e padyshim edhe shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, që na ka mundësuar, të jemi njësoj si çdo qytetarë zviceranë. Nuk ka dallime se kush je e nga cili vend je, e çfarë gjuhe flet, me rëndësi është të jesh i drejtë, punëtorë dhe i sjellshëm.

E ke menduar kur ishe e vogël, se një ditë do të merresh me këtë profesion?

Sinqerisht, është e vërtetë. Si e vogël, kam luajtur me lodra të mjekësisë dhe kam dashur ti ndihmojë të tjerëve. Është profesion shumë i shenjtë dhe i veçantë.

Ku keni punuar më herët?

Kam punuar në Betreutes Wohnen Aargau, firma që ishte më parë këtu dhe që e kam menexhuar.

Si u bë, që të drejtoni këtë shtëpi të pleqëve?

Pronarët, që ishin më parë këtu, kanë mbaruar kontratën me pronarin e shtepisë. Kanë shprehur dëshirën, interesin, që  unë ta bëjë një kontrat me ata. Megjithse, nuk kam qenë unë e vetmja. Kam pasur edhe një konkurent të fort, që ka treguar mjaftë shumë interes. Në fund, vendosi familja Mühlebach për mua. Martin Bindschädler e njofta edhe kohë më parë dhe pyeta për bashkëpunim dhe për themelimin e firmës. Përvoja e tij e gjatë me vite në këtë fush më lehtësoi, thuja se tërë procesin e themelimit të firmës.

Image

Kush të ka përkrahur më së shumti?

Mundem ta them, se përkrahja ka filluar me vite më herët, që kam mundur të arrij këtë projekt me këtë qëllim. Filluar nga familja ime, që më kanë përkrahur çdo ditë. Përkrahje më kanë dhënë edhe familja e nderuar Mühlebach, pronarët e shtëpisë, nga firma që kam punuar më herët. Nga puntorët e mi dhe gjithsesi një përkrahrje me një bashkpunim cilësor nga partneri i biznesit tim Martin Bindschädler. Për formimin e firmës kemi pas edhe përkrahrjen nga Departamenti i Shëndetësisë i kantonit Argau Aarau. Për të gjithë, kam nderin dhe respektin e madh për përkrahjen që kanë bërë në këtë drejtim.

Nëse e kishe ndërruar kët profesion, me çka e kishe ndërruar?

Jo nuk do da ta ndërroja me as një profesion tjetër. Në detyrën time si drejtoreshë e Prima Pflege dhe në shërbimin e shoqëris në kontekstin social ndihem mirë.

Nuk është edhe e lehtë të jesh në përkujdesje të moshuarve?

Jo nuk është e lehtë, por të gjithë ata që e zgjedhin kët profesion në kujdesjen e klientave përgaditen për të gjitha këto proçese lidhur me përkujdesjen e klientave.

Kur ësht hapur kjo shtëpi e pleqëve?

Instutcioni është qe 16 vite në këtë vend. Prima Pflege GmbH është hapur që nga 1 gushti i vitit 2016 me pronar të ri. Pronarët janë Merita Pinta dhe Martin Bindschädler. Unë jam drejtoresha dhe presidente e Bordit. Martin Bindschädler është zavendës i imi. Martin Bindschädler është edhe pronar i firmës Mb Schulungen në Frick Kantonin e Argaut që konsulton organizacione të ndryshme në shëndetësi.

Sa puntorë janë këtu?

Po, gjithsejt janë 18 punëtorë, që punojnë për Prima Pflege GmbH në Tegerfelden.

Prej këtyre po shihet se ka edhe shqiptarë.Sa janë gjithsej?

Shtatë punëtorë janë shqiptarë të gjithë nga Kosova. Mundem të them, se të talentuar për këtë fushë. Tre prej tyre investojmë në të ardhmen për studimet e tyre që sigurojnë edhe eksistencën  e firmës dhe zhvillimin personal.

Nëse një i ri apo e re, dëshiron të merret me këtë profesion,çka do ti kishe sugjeruar?

Të ketë një motivacion të madh dhe një mirëkuptim për njeriun plakë dhe të sëmurë. Duhet të jetë i shëndosh psiqikisht edhe fizikisht. Të ketë një motivacion të madh dhe një kuptim të thellë për punën në kët fushë. 

Cilat janë kërkesat e të moshuarve më të shpeshtat?

Kërkesat janë shumë të ndryshme, individuale. Varet, se cilat janë problemet shëndetsore.

Image

 

Si mund të vije një i moshuarve në këtë shtëpi?

Klientët vijnë përmes ndërmjetsuesve tanë. Ata janë spitalet, klinikat, mjekët, nganjëherë edhe direkt nga shtëpia e tyre. 

Kushtet i paskan të gjithë super të mira. Çka ju mungon këtyre sipas teje?

Mundëm të them se kemi bërë investime të duhura për klientët po edhe për puntorët. Përkujdesje të madhe mbaj jo vetëm për klientët, por japë edhe rëndësi të madhe në pjesën e zhvillim të personalit. Unë jam e bindur që edhe nga provoja ime se aty ku puntorët janë të kënaqur, aty qëndronë edhe kualiteti i lartë i punës. Kapitali i firmës janë puntorët. Gjitha investimet që i bëjmë i nënshtrohen fushës së sigurisë dhe kualitetit shëndetsorë. Kushtet duhet me u përshtat sipas klientëve që i kemi. Shkurt, të ecim me kohën, të zhvillohemi vashdimisht.

Do të vije koha, që edhe në atdheun tonë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo edhe në Luginë të Preshevës të kemi shtëpi të pleqëve me këto kushte të mira?

 Një realizim në këtë mënyrë në atdheun tonë të përjetoj një ditë, do të më bënte vërtet shumë të lumtur. Megjithse, nuk e di se si dhe sa ka forcë systemi shëndetsorë në atdhe të relizojmë projekte të tilla. Më mungojnë informata për të analizuar situatën në vend. Çka mundem të them se, për të realizuar projekte të tilla, duhet të funksionojë sistemi i vendit. Mendoj, se pyetja, se ku i kemi resurset në atdhe për projekte të tilla edhe çka duhet me plotësu ne, na ndimojnë me kriju ide të reja, që i përshtaten vendit. Sa jam e informuar, Zvicra është e interesuar të bëjë edhe projekte të tilla jashtë vendit. Një projekt është realizuar para disa vite në Tailand dhe ka treguar sukses.

Do të kishe kontribuar në atdhe nëse kërkohet ndihma juaj, sepse ju jeni eksperte e kësaj fushe?

Me gjithë dëshirë kisha kontribuar. Nëse ka ndonjë udhëzim nga Ministria e Shëndetësisë, me një qëllim konkret. Mendoj, se në atdhe, na duhen projekte sociale, që nuk orientohen në profit, por që të kenë një qëllimi për të zhvilluar socializimin, që të ndërtohet ardhmëria e vendit tonë. 

Bëni edhe piktura, po shihen në zyren tua, nga frymëzoheni?

Frymëzohem nga gjërat, momentet e jetës.Piktura më relakson e më sjell energji shpirtërore.

Kur e sheh një të moshuar në këtë shtëpi se ndjehet keq me shëndet,si ndjehesh?

Kam ndjenjë, mirkuptim për gjendjen e tij. Analizoj situatën, reagoj, marrë masat e përshtatshme gjithmonë më një qëllim të ndjehet sërish mirë.

Sa e kuptoj, ju nuk e kryni vetëm orarin e punës, por të duket sikur të jenë anëtar të familjes?

Megjithate, nuk është edhe lehtë të merresh me këtë profesion, sepse duhet shumë mirë të përkujdesesh për të moshuarit, si në të ushqyer dhe shumë gjëra të tjera  të nevojshme si në veshje. Ndodh shpesh, që më duhet me punuar më gjatë, po kjo është një pjesë e përgjegjsisë time që kam për atë edhe duhet të përkrahi interesin e firmës në këtë aspekt. Megjithëse puna jonë mobilizohet në kontekstin social, që edhe ndoshta i përkët sistemit familjar, atmosferës familjare. Puna jonë është me shumë përgjegjësi dhe duhet të jemi të kujdeshëm në çdo situatë. Nuk guxon me na ikë as një sekond i kohës që të mos jemi afër klientëve tanë. E në familje bënë secili rregullat, normet, vlerat e veta. Është e vertet, se klintët, që banojnë dhe jetojnë te ne, me kohë edhe lidhim raportet të mira. Po qëndrimi të jetë profesional jo familjar. Përkujdesja bëhet 24 orë në ditë mbi të gjitha aktivitetet e jetës. Ushqimi, pastrimi, veshja, gjumi, mobilizimi e shumë të tjera.

Sigurisht, se duhesh të jesh gjithmon e buzqeshur para këtyre të moshuarve?

Mirë do të ishte të jesh e buzëqeshur, sepse edhe buzëqeshja tregon shpirtin e drejt. Por, me rëndësi është të mbaj respektin, ti nderoj dhe të jem e saktë dhe profesionale komplet vetja ime, pa marrë parasysh, se cili klient gjendet para meje, çfarë prejardhje apo religjioni ka.

Image

Nga po e gjeni këtë pozitivitet?

Në menden time gjej pozitivitet. Të them të drejtën shumë pritoj të mendoj negativisht. Se normal, se jeta i ka dy anët. Anën pozitive dhe negative, por unë koncentrohem në anën pozitive të jetës. E me anën negative mundohem të mësoj si të sillem edhe e ndërroj perspektivën. 

Shumë njerëz dëgjojmë, duke përmendur stresin, stres andej e këndej, çka do ti kishe këshilluar, që të kalohet dita pa stres?

Aty ku ka punë ka edhe stres, sidomos në menaxhim. Me eliminu krejtësisht nuk mundem, se nuk është strategji, që përmban gjatë. Planifikoj gjithherë gjëra gjatë ditës, që e di se më bëjnë mirë. Pakë stres nuk na mbyt, po vetëm deri aty kur shëndeti im nuk rrezikohet.

Shkoni shpesh në Kosovë?

Jo edhe aq shpesh. Një herë brenda vitit, dy deri tre javë.Por, Kosovën e kam gjithmonë në mend e në zemër.

Me çka nuk pajtoshesh?

Edhe pse Kosova ka shumë potencial për zhvillim, por mendoj se keqëpërdorja e ligjit të punës ka shkelje shumë të mëdha nga punëdhënësit. Punësime pa kontrata pune, pagesat jo të rregullta, orari i punës i stërzgjatur. Me këtë nuk mundem të pajtohem. E as populli të mos pajtohet. Natyrisht, nuk pajtohem me të padrejtën. 

Mendoni se do të vij dita që të ket edhe të moshuar shqiptarë?

Me siguri, që do të vjen dita që edhe klientë shqiptar të kem në instuticionin ton. Dhe janë të mirseardhurë. Besoj shumë, se brenda pesë apo tetë vjetëve, do të ketë edhe klientë shqiptarë.

Sigurisht se keni dëgjuar e dëgjoni fjalë nga më të ndryshmet tek të moshuarit, cilët fjalë nuk e harron as një herë?

Po ka qenë një plakë, zonjë gjermane, shumë e zhgjuar dhe e ndishme. Një ditë nuk ishte ashtu në formë. Kur pyesja si po ndjen veten sot?  Më thonte «sot më ka ra llaku». Ka qenë edhe një plakë zvicerane, që patë jetuar 18 vite në Tailand, para se të vij në Instuticionin tonë, gjendja shëndetësore dhe fëmijët e tij e sollën në Zvicër. Tani një moment kur kam shkuar me një plak, 82 vjeçarë në shtëpin e operave në Cyrih për të parë Fidelio, që kishte shumë dashuri për muzikën e operën. Një moment shumë me plotë emocione, që kurrë nuk harroj.

Një plak para vdekjes më thonte, se të kisha me jetuar edhe një herë, kurrë se kisha shtyer shikimin e fatit për më vonë. Kisha vepruar më shumë me mendjen e zemrës. Megjithse kam shumë gjëra, momente, që kurrë si harroj. Por më se shumti më prekej në zemër kur unë kryeja punën shkoja për tu përshëndet, ato më thonin, se do të lutem për ty që të plotësohen të gjitha dëshirat. Besa shumë fjalë të bukura kam edhe nga vjehrri im që ka 86 vite. Vërtet i nderuar unë e them, se kush i dëgjon pleqtë me vëmendje, fiton mësim për një jetë më të vetëdijshme edhe pse ndoshta sheh shumë gjëra pakë më ndryshe se të tjerët. Ti respektosh të moshuarit është gjë e shenjtë. 

Të flm shumë e nderuar për kohën dhe mikëpritjen. Ju uroj shumë suksese dhe vërtet kaluam shumë mirë gjatë gjithë këtij bashkëbisedimi, kur po shoh edhe gjithë ekipin tuaj duke punuar me përkushtim, por njëkohësisht edhe pleqtë e plakat, që po ti ruajnë sytë.

Ju jam mirënjohës dhe juve dhe për shumë herë, faleminderit dhe gjitha të mirat. Kisha nderin, që pata një intervistë me ju i nderuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat