Shqiptari ua shiste laptopët përmes platformave online, por më pas nuk ua dorëzonte klientëve; dënohet me 18 muaj burg

Zvicra

Shqiptari ua shiste laptopët përmes platformave online, por më pas nuk ua dorëzonte klientëve; dënohet me 18 muaj burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 qershor 2017 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një shqiptar nga Kosova (24) përmes disa platformave online kishte lutur klientët për blerjen e aparateve teknike, por pasi ua kishte rrëmbyer paratë ai nuk ua kishte dorëzuar përmes postës, shkruan oltnertagblatt.ch.

Lënda penale kundrejt 24 vjeçarit është 55 faqe dhe është marrë në hetim nga Gjykata e Olten-Gösgen.

“Në intervalin kohor 6 shkurt 2014 deri 29 gusht 2014, shqiptari kishte shitur 110 celularë dhe laptopë me vlerë 230 deri 623 franga, megjithatë pa i dërguar më pas me postë,” përcjell botasot.info. “Krahas kësaj ai akuzohet edhe për vepra tjera penale si vozitje pa lejen e qarkullimit.”

Gjatë seancës së ditës së mërkurë, 24 vjeçari pranoi fajësinë se kishte fituar ilegalisht në këtë formë 53.000 franga. “Nuk e di,” ishte përgjigja e tij kundrejt pyetjes së gjykatësit se pse e kishte bërë këtë veprim. Por siç mësohet ai kishte qenë i papunë, me banim me prindërit, pa jetë të strukturuar dhe me probleme financiare.

Me paratë të fituara ilegalisht, ai kishte blerë alkool në vend që të paguante borxhet që kishte.

Hetimet kundrejt shqiptarit zgjasin prej 18 muaj, ndërsa paraburgimi i ka përfunduar nga fundi i 2014, që kanë qenë ditët më të vështira të tij. Përkundër pendimit dhe rikthimit të jetës normale, 24 vjeçari u dënua me 18 muaj burg, prej të cilëve nëntë me domosdoshmëri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat