Cyrih: Shqiptari trafikonte drogën me taksi, arrestohet

Zvicra

Cyrih: Shqiptari trafikonte drogën me taksi, arrestohet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 qershor 2017 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Policia e Cyrihut të enjten mbrëma kanë kontrolluar një taksi me dy të udhëtarë në rrethinën 9. Njërit udhëtar ju gjet 200 gram heroinë. Bëhet fjalë për një shqiptar 27 vjeçar, shkruan “20min”.

Hetimet nxorën se ai kishte bashkëpunuar me një portugez 46 vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në Kantonin Aargau.

Nga bastisjet në shtëpi, me ndihmën e një qeni, u sekuestruan edhe 600 gram heroinë dhe 300 gram kokainë si dhe dy kilogram marihuanë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat