Diaspora shqiptare edhe më 11 qershor, me sy, zemër e shpirt nga Kosova

Zvicra

Diaspora shqiptare edhe më 11 qershor, me sy, zemër e shpirt nga Kosova

Nga: Dashnim Hebibi Më: 8 qershor 2017 Në ora: 20:16
Nuredin Ibishi

Zëri më real thotë z.Hoti, është z.Nuredin Ibishi-Leka nga LDK-ja, një burrë i fjalës, burrë trim, që nuk i trembet syri në asnjë formë dhe në asnjë situate, ai është i fjalës dhe e kemi përcjellur me shumë vëmendje disa here edhe gjatë disa seancave në Kuvend, ai fliste drejt për situata të ndryshme. Z.Nuredin Ibishi, ishte edhe deputet në mandatin e kaluar në LDK, por edhe kësaj here është duke e pritur votën e bashkëkombasve tanë. Unë me shumë zemër, do të jap votën Mr.sc.Nuredin Ibishit me numër 98, i cili edhe është njohës i mirë i situatave të ndryshme, si dhe e sheh shumë më ndryshe të ardhmen e Kosovës për të gjitha gjeneratat e saja që jetojnë atje, pa e harruar edhe diasporën tonë.

Zürich, 08 qershor

Kanë mbetur edhe pak orë deri te përfundimi i fushatës zgjedhore dhe fillimi i orës së çmuar, i daljes në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në Kosovë. Ashtu sikurse në Kosovë e trevat tjera shqiptare edhe diaspora shqiptare, si gjithmonë, po i pëcjell me përpikshmëri se si po shkon fushata. Edhe pse të stërngarkuar me përditshmërinë e tyre nëpër punë nga tetë e më shumë orë, ata gjejnë kohë, që të shohin lajmet dhe të përcjellin se si ka shkuar kjo ditë. Me të hapur televizionin apo ndoj portal, zemra ju rrahë disa herë me shpejtësi, duke mos dashur të shohin ndoj lajm të keq, sepse siç thonë ata u lodhëm më me probleme të ndryshme që ka kaluar e po kalon atdheu ynë. Mërgata kjo pjesë e shenjtë e atdheut, sa herë që ka lëvizur diçka e mirë në atdhe, padyshim se i ka frymëzuar ata, por sa herë që kanë dëgjuar kronika të zeza, kanë dashur të mos i shohin më. Ata janë lutur e luten gjithnjë për të mirën e atdheut të tyre. Se sa ka kontribuar diaspora për atdheun, na duhen shumë e shumë kohë, për ti përmendur vetëm disa, sepse aq shumë ka bërë dhe bënë diaspora për atdheun, sa që e pamundur të përshkruhen. Një është e sigurtë, se diaspora ishte dhe do të mbetet arteria kryesore e zhvillimeve në të mirë në atdhe.Dihet, se shumë gjëra kanë shkuar për të mirë nga diaspora për në atdhe, si trima, por edhe në anën financiare, në kohëra të ndryshme.

Si i shohin zgjedhjet që po afrohen në Kosovë, diaspora shqiptare në Zvicër

Edhe në Zvicër, si në shtete të tjera, ku jetojnë e veprojnë mërgimtarët tanë, ka mendime të ndryshme se si do të duhej të votohej. Ka shumë prej mërgimtarëve, që do të shkojnë për të votuar drejt për drejt në atdhe, disa kanë votuar përmes postës dhe disa të tjerë nuk kanë mundësi të shkojnë. Është folur dhe po flitet për disa organizime, por vijnë nga partitë politike, pra që të jepet e ditur, se do të duhej votuar për X apo Y partinë, sepse simpatizantë të asaj apo kësaj partie kanë organizuar se si të shkohet dhe të hiqen të gjitha harxhimet, me rëndësi, të shkosh e të votosh. Disa mërgimtarë na thanë ndër të tjera, se do të kishin shkuar për të votuar drejt, por nuk kanë mundësi edhe financiare dhe të kohës, edhe pse kanë votuar përmes postës. Disa janë edhe me hamendje, se për kë të votojnë. Agron Hoti nga Ratkoci i Rahovecit, një veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare dhe humanitare, që jeton dhe vepron me familje në Zürich të Zvicrës, ai na bëri të ditur për median tonë, se do të votojë për një personalitet të çmuar, i cili e ka dëshmuar veten se ka punuar për Dardaninë, si para luftës, gjatë saj dhe pas saj.

Zëri më real thotë z.Hoti, është z.Nuredin Ibishi, një burrë i fjalës, burrë trim, që nuk i trembet syri në asnjë formë dhe në asnjë situate, ai është i fjalës dhe e kemi përcjellur me shumë vëmendje disa here edhe gjatë disa senacave në Kuvend, ai fliste drejt për situata të ndryshme. Z.Nuredin Ibishi, ishte edhe deputet në mandatin e kaluar në LDK, por edhe kësaj here është duke e pritur votën e bashkëkombasve tanë. Unë me shumë zemër do të jap votën Mr.sc.Nuredin Ibishit, i cili edhe është njohës i mirë i situatave të ndryshme, si dhe e sheh shumë më ndryshe të ardhmen e Kosovës. Nuk do ta fshehi ate që dua të veproj. Kosovës i duhet një qeveri e fortë dhe unë e shoh se ky kualicion është shumë i fuqishëm dhe do të sjell të mira në Kosovë. LDK-AKR, janë parti, që kanë punuar edhe në atë ardhmen dhe punojnë më mirë se të gjithë të tjerët. Do të dëshiroja na tha z.Hoti, që të mos ketë incidente në ditën e zgjedhjeve dhe të fitojë ai që e merion, ai që e ka dëshmuar edhe më herët, se ka sakrifikuar shumë për Kosovën, ose më të shenjtën jetën. Por edhe pas luftës, ai nuk është ndalur për Kosovën.

Edhe mërgimtarë të tjerë, që deshtën të mbeten anonimë, na thanë, se do të shkojnë të votojnë. Disa të tjerë na thanë, se kemi votuar dhe shpresojmë se kemi bërë drejt. Vlenë të theksohet, se diaspora shqiptare përsëri është me ide të ndryshme. Mbetet të shihet se kush do të fitojë zgjedhjet dhe çka është më e rëndësishmja, të fitojë Kosova, sepse shumë kemi dhënë për Kosovën e lirë e të pavarur. Dashtë zoti, që data 12 qershor, të tregoj se ka fituar më i forti dhe është pranuar nga të tjerët. Mërgata shqiptare po përcjell dhe beson shumë, se do të përfundojnë zgjedhjet mirë ashtu si e meritojmë ne shqiptarët, sepse jemi vëllezër dhe fushata të bëhet, por të mos hasmërohemi mes veti. Të pranojmë rezultatet sido që të dalin, duke kujtuar, se nëse faktori ndërkombëtar, do të thotë, se kanë kaluar mirë dhe jepen urimet, atëherë të gjithë do të duhej ta pranojmë. Suksese Kosovë e ardhtë 12 qershori, si ditë e shpresës, ditë e mirë për të gjithë banorët. / Dahest Luma

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat