Djali homoseksual shqiptar që nuk ua dëshiron të mirën prindërve, edhe pse nuk i urren: Motra m'u shtri lakuriq...por..

Zvicra

Djali homoseksual shqiptar që nuk ua dëshiron të mirën prindërve, edhe pse nuk i urren: Motra m'u shtri lakuriq...por..

Nga: BOTA SOT Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:27
Ariani (emri i ndryshuar) në restorantin e Cyrihut, Schwamendingen 21 vjeçar

Unë nuk e di cilin person do takoj, por ai ka kaluar një fëmijëri dramatike dhe rininë në një familje ortodokse muslimane nga Maqedonia. Vetëm dhuna trupore dhe shpirtërore duhet të kenë qenë përditshmëri e tij, shkruan media zvicerane tilllate.com.

Unë e takoj Arianin (emri i ndryshuar) në restorantin e Cyrihut, Schwamendingen. 21 vjeçari i pashëm në shikim të parë nuk të jep përshtypjen e të vuajturit. Por sytë e tij e tradhtojnë dhe në brendësi të tyre fshehet pikëllimi.

Image

Në 13 vjet tentoi të vetëvritet

Zëri i tij është i qetë dhe tregon për vuajtjet që kishte kaluar gjatë fëmijërisë. Depresionet, dhunën dhe keqpërdorimet. Javën ai e kalon në një klinikë për rehabilitim, përcjell botasot.info. “Familja ime është shumë religjioze - muslimane,” kujton ai, i cili kishte tentuar të vetëvritet në moshën 13 vjeçare duke pirë tableta të shumta. Presioni është shumë i madh përshkak të orientimit të tij seksual. “Nuk ndodhi asgjë. Thjesht kisha dhimbje barku dhe u vjella.”

Martesa e detyruar dhe motra lakuriq

Përveç dhunës fizike njëherë prindërit e tij i kishin sjellë një vajzë nga Maqedonia, për ta martuar përkundër dëshirës së tij. Një burrë i vërtetë duhet të martohet dhe të krijojë një familje, kështu është më mirë dhe kështu e sheh edhe religjioni. Kulmi arriti kur një natë motra e tij më e vjetër, lakuriq i ishte shtrirë në krevatin e tij për ta prekur.

Në moshën 17 vjeçare në 2013 ai tentoi përsëri vetëvrasjen. Duheshte të jetë fundi, por mbijetoi përsëri. Prej atëherë ndodhet nëpër spitale dhe nuk u kthye më drejt shtëpisë. Familjen e tij nuk e ka parë më kurrë. Prej kohës kur nëna i telefonoi për ta motivuar për ta provuar seksin me ndonjë vajzë, ai nuk dëshiron të kontaktojë më prindërit. “Në fakt më mungon një baba dhe një nënë. Por ata nuk ishin kurrë prindërit e mi, andaj nuk është diçka e keqe. Nuk i urrej, por as nuk ua dua të mirën.”

Image

Pozitiv për të ardhmen

Tashmë Ariani mundohet të harrojë të kaluarën dhe të shikojë drejt së ardhmes. “Shpresoj që së shpejti mund të filloj një shkollim për shitës,” thotë ai që është i hapur edhe për dashurinë. “Nuk jam i kënaqur vetëm. Por të vërtetin nuk e kam gjetur akoma. Por nuk duhet të nxitohemi - një nga një.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat