Flet përherë të parë Besiri që u bë shkaktar për ngujimin e shkollës zvicerane: Jam viktimë e mobingut

Zvicra

Flet përherë të parë Besiri që u bë shkaktar për ngujimin e shkollës zvicerane: Jam viktimë e mobingut

Nga: Bota sot Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:16
Besir A. (17)

Besir A. (17) frikëson qytetin zviceran Schaffhausen. Vetëm javën e fundit ndodhi ndërhyrja policore për shkak të tij - sepse kishte shkuar në shkollë. Edhe pse shumë gjatë javës së fundit ka pasur një sërë mediash zvicerane që kanë ngritur alarmin, 17 vjeçari nuk ka pranuar të flasë për asnjërën, shkruan “Blick”. Deri tani! 

17 vjeçari me prejardhje nga Maqedonia ka disa muaj që është bërë tmerri i nxënësve dhe mësuesve në një shkollë të Schaffhausen-it. Ai është bërë i njohur për sharjet dhe kërcënimet që u ka bërë mësuesve dhe nxënësve dhe për mbajtjen e thikës. Historia e tij kishte filluar duke kërkuar të ketë një zonë faljeje në shkollë, ndërsa më pas një gjë të tillë kishin kërkuar edhe shumë nxënës tjetër.

Kjo tentativë ishte pranuar nga drejtoresha e shkollës që vjen nga partia liberale socialdemokrate, por pas probleme siç u përmendën më lartë ai është përjashtuar nga shkolla. Javën e kaluar (e enjte) nxënësit mbetën të ngujuar 45 minuta për shkak se Besiri ishte futur në shkollë. U desht ndërhyrja policore për ta larguar atë dhe kjo ka zemëruar Edgar Zehnder (53) nga partia populliste SVP, i cili ka theksuar se ai duhet të qëndrojë së ma larg shkollës. Vajza e Zehnder mëson sëbashku me Besirin në të njëjtën shkollë. Sipas medias zvicerane “Weltwoche” së fundi ai ishte bërë tepër agresiv, veçanërisht me vajzat dhe mund të jetë radikalizuar me propagandën e ISIS. Gjë që mohohet nga vetë i riu./Botasot

Image
Edgar Zehnder
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat