Martesa fiktive më naive: Shkëmbehen partnerët mes çiftit shqiptar nga Kosova me çiftin pensionist nga Zvicra

Zvicra

Martesa fiktive më naive: Shkëmbehen partnerët mes çiftit shqiptar nga Kosova me çiftin pensionist nga Zvicra

Nga: Bota sot Më: 28 qershor 2017 Në ora: 07:26
Ish-bashkëshortët dhe Yolanda A. Werner në shtëpinë e tyre të përbashkët në Necker SG. ZVG

Përmes martesave fiktive nuk “përfitojnë” vetëm emigrantët por edhe vendasit të cilët në disa raste përpiqen me çdo kusht për t’u “ndihmuar” të huajve. Të dyja rastet dënohen me ligj dhe së fundi kështu ka ndodhur edhe me çiftin pensionist zviceran, burrë e grua, të cilët ishin divorcuar për t’u martuar me çiftin shqiptar nga Kosova të cilët ishin 30 vjet më të rinj, shkruan “Blick”. Por, vetë dallimi aq i madh në moshë së bashku me rrethanat në të cilat bëhej e gjithë kjo, u ka rënë në sy autoriteteve kështu që ato kanë reaguar duke penguar këtë makinacion. Tepër naive kanë qenë veprimet e çiftit zviceran për të fituar besimin e shtetit.

“Bëhet fjalë për çiftin Yolanda A. (62) dhe Werner A. (66) nga Neckertal (SG). Ata ishin të martuar prej rreth 30 vitesh, ndërsa prej kohësh ishin angazhuar për të ndihmuar banorët e Kosovës, ku gjatë atyre aktiviteteve janë njohur me çiftin Zenun G. (35) dhe Bukurije G. (34), prindër të dy fëmijëve,” përcjell botasot.info.

Shkurorëzimi i çifteve respektive, në Zvicër dhe në Kosovë dhe pastaj kurorëzimi vetëm në Kosovë tashmë ishte kryer sukseshëm duke i shkëmbyer partnerët: Yolanda “u martua” me Zenunin dhe Werner me Bukurijen. Por, problemet fillojnë kur çifti zviceran kërkon në Ambasadën e Zvicrës bashkimin familjar. Ambasada refuzon. Çifti kosovar nuk ka të drejtë të vijë në Zvicër. Me këtë, zbulohet edhe qëllimi i dy çifteve për martesa fiktive. Kështu Yolanda dhe Werner dënohen me gjobë dhe dënimi tashmë është i plotfuqishëm.

“Po unë jam dënuar por unë nuk ndjehem fajtor për atë që kam bërë,” tha Werner. “Rajoni është Fuçi Baruti dhe unë kërkoja thjesht të ndihmoja çiftin. Ata do vinin të jetonin në një çati në Zvicër.” Deklaratat e Werner i mbështet plotësisht edhe “ish-bashkëshortja” e tij Yolanda.

Por sesi do dukej një bashkëjetesë e tillë, ëerneri nuk ju përgjigj. “Ata janë gjithmonë në zemrat tona, më shumë nuk mund t’ju tregoj.” Ai e ka lënë të hapur, nëse ka pasur ndonjë marrëdhëniet seksuale.

Do përpiqet përsëri

Werner A. mbetet konsekuent në veprimin e tij dhe do përpiqet edhe njëherë për të sjellë në mënyrë legale çiftin nga Kosova drejt Zvicrës. “Ne nuk dorëzohemi dhe duam një Happy End!”. Barrierat juridike, mendon ai, mund të tejkalohen kundrejt dyshimeve. Sepse dy martesat e reja tashmë janë të vlefshme në Kosovë.

“Bëhet fjalë për partneritet normal. Gjithashtu nëse dy burra bashkëjetojnë kjo tashmë nuk është klasike,” mendon Werner A. Por ai nuk dëshiron që pjesën e mbetur të jetës ta kalojë në Kosovë. “Unë jetoj prej mbi 60 vjetësh në Zvicër dhe nuk dua të heq dorë nga sigurimi shëndetësor zviceran.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat