Ja pesë qendrat e radikalizimit të zviceranëve

Zvicra

Ja pesë qendrat e radikalizimit të zviceranëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 qershor 2017 Në ora: 17:33
Xhamia e mbyllur An

Xhihadistët zviceranë më së shumti vijnë nga Winterthur, Arbon, Lausanne, Biel dhe Gjenevë. Nga burime dyvjeçare të medias zvicerane “DerBund.ch/Newsnet” janë lokalizuar 72 xhihadistë zvicerane. Radikalizimi i tyre vjen kryesisht nga imamë të dyshimtë dhe sportistët luftarakë. Rekrutimet ndodhin në grupe të mbyllura, rrallë nëpër xhami, njofton “Bota sot”. Por kryeqendra mbetet Winterthur e njohur edhe për radikalizimin e shumë shqiptarëve.

Së fundi janë arrestuar tre persona për lidhje të dyshimta me organizatat terroriste në Waadtland. Treshja u arrestuan të premten dhe të shtunën e kaluar. Pak ma parë u arrestuar edhe një rekrutues i ISIS nga Gjeneva.

Ja nacionalitetet më të radikalizuara

Në krahasim me Belgjikën, Francën dhe vendet me maxhorancë muslimane si Kosova, Bosnja dhe Shqipëria, Zvicra ka disaherë më pak persona të radikalizuar. Për kokë banori rreth tre herë më pak se Belgjika, shkruan “Bota sot”. Sa u takon nacionaliteteve të cilët janë më të prirur për t’u radikalizuar janë boshnjakët dhe shqiptarët, por kjo edhe për faktin se janë shumica e të huajve muslimanë që jetojnë në vendin helvet. 25 prej 72 të radikalizuarve janë me pasaportë zvicerane. Pas tyre vijnë arabët nga Magrebi dhe më pas kurdët, turqit, italianët dhe somalezët./Bota sot

Lexo më shumë: Blick tregon sesi u radikalizuan dy shqiptarët vëlla e motër në xhaminë e Winterthur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat