Studimi zviceran: Banda shqiptare kontrollon tregun e heroinës në Zvicër, ja sa përfitojnë

Zvicra

Studimi zviceran: Banda shqiptare kontrollon tregun e heroinës në Zvicër, ja sa përfitojnë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 qershor 2017 Në ora: 18:44
Ilustrim

145 deri 205 kilogram heroinë konsumohet brenda vitit në kantonin Waadt të Zvicrës dhe kjo në shifra përkthehet nga 7.9 deri 11.2 milion franga, shkruajnë një sërë mediash zvicerane duke u mbështetur nga studimi disa vjeçar i tregut të heroinës prej “Sucht Schweiz” me ndihmën e spitalin dhe universitetit të Lausanës. E gjithë kjo ishte financuar edhe nga autoritetet kantoniale. Në gjithë Zvicrën kjo kap shifrën e 2 tonëve dhe përfitime prej qindra-milion eurove.

 “Si vendi kryesor i shitblerjes së heroinës është Die Place de la Riponne, ndërsa shqiptarët etnikë kanë në duar pothuajse gjithë tregun e heroinës në vendin helvet,” transmeton “Bota sot”. ““Kur sot bëhet fjalë për shitje të heroinës, pothuajse në të gjitha rastet janë të përfshira bandat shqiptare.”

Shumica e këtyre shqiptarëve jetojnë në Zvicër si turistë, ndërsa në realitet janë diler të drogës. Në lidhje me këtë, autori i studimit, Frank Zobel thekson se ky treg i heroinës është jashtëzakonisht stabil dhe se “kjo gjë konfirmohet edhe nga policia zvicerane, për shembull, Cyrihut, ku thuajse çdo javë njofton për kapjen e ndonjë shitësi shqiptar të drogës. Sipas rregullit, janë “peshqit e vegjël” ata që kapen.”

Vështirësia e kapjes së “peshqive të mëdhej” është për arsye se ata janë pothuaj të panjohur dhe s’kanë asnjë kontakt me dilerët e rrugëve. Studimi i radhës pritet të bëhet për tregun e kokainës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat