Në mesditen e së premtes ka mbetur e vdekur gruaja shtatzane (38) gjatë një aksidenti dramatik në Bülach ZH. Burri i saj (39) dhe një person tjetër mbetën të plagosur dhe janë dërguar për rikuperim në spital. Deri tash nuk dihet për shkallën e lëndimeve që ata kanë pësuar. Sesi ka ardhur deri te aksidenti është e paqartë. Dihet vetëm se gjatë në aksident janë ngjitur disa vetura, ku 39 vjeçari është përplasur me një kamion.
Nga këto përplasje, gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime aq të rënda sa që, përkundër përpjekjeve për rianimacion, ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ka qenë vetë shoferi i kamionit që duke qarë ka thirrur policinë. Ai vuan nga trauma dhe sipas kolegut të tij, nuk mundet më ti kthehet punës së shoferit.
Policia punon për zbardhjen e plotë sesi erdhi deri te aksidenti./Bota sot/