Aventura e udhëtimit 1600 kilometra nga Zvicra drejt vendlindjes, nga dhimbjet e shpinës deri te pritjet e gjata kufitare

Zvicra

Aventura e udhëtimit 1600 kilometra nga Zvicra drejt vendlindjes, nga dhimbjet e shpinës deri te pritjet e gjata kufitare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2017 Në ora: 12:25
Atë moment kur ju të shihni këtë shenjë rrugore ...

Çdo vit udhëtoj rreth 1600 kilometra drejt vendlindjes time dhe të njëjtën rrugë kthej prap. Pas rreth dhjetë vjet eksperience jam mësuar me këtë udhëtim, por përsëri ka risi në rrugën që zgjat 15 deri 20 orë, shkruan redaktori i “Blick”, Fanol Ajdari.

Për sqarim: Familja ime rrjedh nga Presheva. Një qytet në Serbi që banohet 90 përqind nga shqiptarët dhe shtrihet mes kufirit të Kosovës dhe Maqedonisë. Të dy prindërit e mi vijnë nga ky qytet, andaj atje ne kemi shumë të afërt që i vizitojmë shpesh. Me “ne” nënkuptoj babain tim, nënën time, vëllain dhe vetëveten.

Përgatitja

Si për çdo aventurë duhet të përgatitem qetësisht: mbi të gjitha të siguroj ushqimin, një jastëk për qafën dhe të shikoj vlefshmërinë e pasaportave të udhëtimit.

Përpara se të nisemi ne duhet të kemi vendosur orarin e nisjes. Mëgjithatë fjala “vendosur” është e gabuar, sepse babai që jep shenja nisje duhet ta presim edhe disa minuta. Kjo mund të jetë sot në ora 17.00 ose nesër në ora 4.00 të mëngjesit. Në shumicën e rasteve ndodh kështu, që edhe qindra automjete tjera zvicerane kalojnë nëpër këto peripeci.

A është vetura e mbushur me benzin dhe e pastruar, a mund të nisemi përfundimisht. Gjatë këtij udhëtimi të mbushur deng me valixhe, shoferi përqëndrohet kryesisht për udhëtimin. Bashkë udhëtari mban sytë katër dhe shqetësohet për ushqimin dhe luan DJ. Unë dhe vëllai im - shpesh ulur pas - duhet të rrijmë qetë se pas pak prindërit lodhen dhe nervat luajnë punën e tyre.

Orët e para

Nëse pas gjysmë ore udhëtimi ti ke nevojë për tualet atëherë kjo do ishte metoda më e lehtë për të zemëruar prindin. Në këtë kohë ke një dialog të tipit: “Nuk mund ta bëje në shtëpi?” - “Jo, nuk mundja!”.  Babai tënd nuk dëshiron të ndalë udhëtimin.

Kur pas një kohe na ka marë uria dhe etja është koha e provës që së fundi mund të kryejmë pushimin e parë. Fillosh të lëvizësh trupin, për të larguar dhimbjet e shpinës.

Akoma më tej. Muzika fillon t’ju shqetësojë pasi e njëjta përsëritet prej kohësh. Megjithatë ti mendon të ruash baterinë e celularit tuaj për momente më të lodhshme. Ti tentosh të flejsh, por më shumë se kotja të kap mendimi mbi Zotin dhe Botën dhe mbi të gjitha edhe për orët e mbetura në udhëtim. Nuk gjen pozicion të rehatshëm.

Image
Bllokimi në rrugët është e para-programuar në sezonin e festave. KEYSTONE

Tungjatjeta kufi, tungjatjeta bllokim

Megjithatë ti të kap dremitja. Kur zgjohesh mendon se ke kaluar gjysmën e rrugës megjithatë ti nuk ke fjetur më shumë sesa një ose dy orë. I mërzitur ndryshon anën dhe fillon të hash diçka - derisa të arrish në kufi. Për informacion: unë vij nga St. Galler Rheintal dhe udhëtoj mbi Gjermaninë, përmes Austrisë dhe Hungarisë drejt Serbisë.

Në kufirin hungarez kalojmë një kohë të gjatë. Shumë kohë me kolona kilometrike, që sjell edhe bllokime. Rojat kufitare nuk u intereson shqetësimi ynë mbi pritjen disa orëshe.

Në këto momente të vështira mendon të dalësh jashtë në temperaturë 40 grad celsiuz për t’u “freskuar pak nga vetura”. Shkon në tualet dhe kthen pas shikon veturat tjera që presin. Shikon fytyra të rraskapitura, foshnja që qajnë dhe pleq që mallkojnë, pasi për herë të 13456 nuk kuptojnë se kaq shumë kohë kanë nevojë rojat kufitare. Për pritje kaq të gjatë nuk e di as unë arsyen e vërtetë.

Pas një kohe shumë të gjatë ia arrin qëllimit të kontrollohesh nga rojet kufitare. Me shikim të tmerrshëm shikojnë familjen tonë, ndërsa ne rruajmë gjakftohtësinë për të mos nxjerrë mllefin e urrejtjes nga brenda pas asaj pritje të gjatë. Pas kontrollit të pasaportave jemi të lirë dhe i japim veturës gazin maksimal - sikur të ishim në ndonjë garë të Formula 1.

Stacioni i fundit

Pas kalimit të kufirit serbo-hungarez sikur çdo gjë ka marrë fund. Pasi kontrolli me Serbinë është i fundit, kjo të jep shpresë dhe ke më pak shqetësime. Kjo nuk do të thotë se atje nuk mund të kesh kolona kilometrike. Kjo është një rilindje pas gjithë asaj që ke kaluar, përpara se të humbësh të gjitha forcat derisa të arrish në shtëpi. Halleluja!/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat