Turistit kriminal i rrezikohet jeta në Kosovë, autoritetet zvicerane tërheqin vendimin për dëbim?

Zvicra

Turistit kriminal i rrezikohet jeta në Kosovë, autoritetet zvicerane tërheqin vendimin për dëbim?

Nga: Bota sot Më: 22 korrik 2017 Në ora: 12:58
Gjykata

Sy për sy, dhëmb për dhëmbë. Vdes një burrë i një klani familjar, duhet të vdes edhe një burë i klanit tjetër. Për të mbrojtur nderin familjar, në disa pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës gjakmarrja është akoma një zakon i drejtë, sipas Kanunit të Lek Dukagjinit. Nga kjo arsye Gjykata Federale e Zvicrës në 23 qershor vendosi, që Zyra për Emigrim në Luzern nuk mund të dëbojë një 33 vjeçar nga Kosova - edhe pse në verë 2015 i është shqiptuar masa e dëbimit nga zona Shengen. Këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Rajonale e Luzernit.  Sipas Gjykatës shumë pak ishte analizuar, nëse 33 vjeçari ishte i rrezikuar në vendin e tij, shkruan “Luzerner Zeitung”.

I akuzuar për grabitje

Plani për dëbim i ishte shqiptuar për shkak se në vitet 2011 dhe 2012 është shpallur fajtor për grabitje me banda në Zvicër dhe Gjermani. Ndaj ti u shqiptua masa e dënimit me gjashtë vjet burg. Ai u kap nga autoritetet franceze pas një flet arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua në Luzern në qershor 2014. Prej atëherë qëndron në burg. Në Francë ishte i martuar me një franceze, prej së cilës ka dy fëmijë.

Megjithatë çfarë do veprohet me atë pasi të lirohet nga burgu?

Në Zvicër nuk ka leje qëndrimi, ndërsa në Francë i ka kaluar afati. Autoritetet zvicerane kanë menduar ta ekstradojnë në Kosovë dhe prej aty të kërkojë edhe njëherë lejen në ambasadën franceze. Por këtë e ka kundërshtuar shqiptari, i cili, rrezikohet nga vdekja në vendlindje. Arsyeja: motra e tij shtatzane është shkurorëzuar nga burri, ku ky i fundit u vra nga ish vjehrri në 2012. Edhepse vjehrri është dënuar me 40 vjet burg, familja e të ndjerit kërkon gjakmarrje. 33 vjeçari që dyshohet si turist kriminal, nuk mund të mbrohet nga shteti pasi një anëtar i familjes së dhëndrit është i afërt me qeverinë, politikën dhe shoqërinë në Republikën e Kosovës, përcjell botasot.info.

Kjo lidhje e mundur me shtetin dhe kërcënimi për gjakmarrje i ka detyruar autoritetet zvicerane ta rishqyrtojnë edhe njëherë dëbimin për në Kosovë dhe nëse mundet që autoritetet franceze t’ia pranojnë kërkesën nga vendi helvet. Vendimi pritet të merret në ditët vijuese, por ai hëpërë nuk do dëbohet për në Prishtinë.

Një dëbim i tillë do ishte kundër të Drejtave të Njeriut. “Edhe për kriminelët vlejnë të drejtat e njeriut. Sipas një neni të saj, nuk lejohet asnjë person të dëbohet në një vend ku i rrezikohet jeta. Kjo duhet të vlejë edhe për rastin në fjalë,” tha Beat Gerber nga Amnesty Schëeiz./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat