Infografiku i të huajve në Zvicër: Ja se çfarë punojnë dhe cilët etni qëndrojnë më tepër

Zvicra

Infografiku i të huajve në Zvicër: Ja se çfarë punojnë dhe cilët etni qëndrojnë më tepër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 korrik 2017 Në ora: 16:15
Fotoja e shkrimit

Në Zvicër jetojnë mbi dy milion të huaj. Në dyzet vitet e fundit numri i të huajve është dyfishuar - 24.9 ose çdo i katërti banor në Zvicër jeton pa pasaportën helvete.

Gjatë 2015 vetëm 5 përqind e të huajve që plotësonin kushtet për marrjen e pasaportës, aplikuan për marrjen e saj.

Çdo i treti i huaj në Zvicër disponon vizën B, me të cilën mund të punojë deri në pesë vjet, dhe rreth 60% e të huajve disponojnë vizë C me të cilën krahas të drejtës së punës ka mundësi natyralizimi.

Vetëm 3 në 100 huaj aplikojnë për azil në Zvicër.

Në 1995 pasaportën zvicerane e fituan 17199 persona, ndërsa prej atëherë ka rritje të këtij trendi për të arritur në 42483 persona në 2016. Numri më i madh i natyralizimeve është arritur në 2006 me 47499 persona.

Shumica e të huajve në Zvicër punojnë në punë ndërtimtarie (Baugewerbe), ku 80 përqind e këtyre punëtorëve janë të huaj ose në shifër 880000. Në vend të dytë janë punëtorët e furnizimit të energjisë elektrike 196000.

Gjatë 2016 30 përqind e studentëve në universitetet e Zvicrës ishin të huaj.

Të vish dhe të qëndrosh në Zvicër, kjo vlen kryesisht për banorët e Ballkanit, ku përfshihen edhe shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës. Nëntë nga dhjetë persona që kishin ardhur nga vendet ish Jugosllave në Zvicër gjatë 1998, jetonin akoma atje pas 15 vitesh. Te portugezët ata që qëndrojnë janë 60 përqind, te italianët është 50 përqind, ndërsa te gjermanët 40 përqind./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat