Policia zvicerane gjen trupin e një serbi të vdekur në një mal

Zvicra

Policia zvicerane gjen trupin e një serbi të vdekur në një mal

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:08
Policia zvicerane, foto ilustrim

Një kalimtar rasti ka alarmuar policinë zvicerane se ka hasur në një kufomë në një pyll në Erlen, afër Amriswil (TH). Prokuroria beson se viktima është vrarë.

“Presheva Jonë” në Zvicër ka mësuar nga policia kantonale se trupi i djegur është i një serbi 41-vjeçar. Deri më tani, rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta.

Sipas Ministrisë Publike, dyshohet se viktima është vrarë, prandaj edhe policia ka nisur hetimet. Hetuesit janë duke analizuar provat e mbledhura në vend dhe nuk japin më shumë informacione. Policia zvcerane, njëkohësisht ka nisur edhe një apel për dëshmitarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat