Telegram urimi nga mërgata shqiptare e Luginës së Preshevës dhe Instituti Shkencor Helvetikë i Europës Juglindore me seli në Zvicër

Zvicra

Telegram urimi nga mërgata shqiptare e Luginës së Preshevës dhe Instituti Shkencor Helvetikë i Europës Juglindore me seli në Zvicër

Nga: D.H Më: 2 gusht 2017 Në ora: 14:57
Ilir Meta

Shkëlqesia Juaj, shumë i nderuari President i Shqipërisë, z.Ilir Meta

Mërgata shqiptare ishte e do të mbetet me shpirt edhe në Shqipëri. Kontributi i mërgatës ishte e do të mbetet edhe në të ardhmen në të mirë të Shqipërisë e atdheut në përgjithësi. Prandaj, edhe në këto momente jemi me Shqipërinë e do të mbesim për jetë të jetëve. Fillimisht, ju falënderojmë, që do të ndani kohë për ti lexuar këto fjalë zemre nga mërgata jonë, që jeton dhe vepron në Zvicër. 

Dëshirojmë që të të përgëzojmë përzemërsisht për zgjedhjen tënde president dhe të të urojmë sukses në kryerjen e detyrave tua.

Me këtë rast, duam gjithashtu të shprehim bindjen tonë të thellë, se edhe mërgata jonë, por edhe Lugina e Preshevës, nuk do të harrohet nga Ju shkëlqesi. Ishim e do të mbetemi me shumë shpresë, se Lugina e Preshevës, Medvegja, Presheva e Bujanoci, kjo pjesë e etnisë shqiptare, do të jetë edhe më e fuqishme me përkrahjen tuaj. 

Të sigurojmë, se mërgata jonë, por edhe Lugina e Preshevës, do të jetë afër Shqipërisë, sa herë që të kërkohet edhe ate në çdo situatë. Të urojmë suksese Ty, familjes suaj dhe gjithë stafit tuaj. Ju lutemi, që t`i pranoni këto fjalë zemre, Shkëlqesia Juaj, konsideratat tona më të larta. 

Sinqerisht, Instituti Shkencor Helvetikë i Europës Juglindore me seli në Zvicër, Shoqata Humanitare „Medvegja“ me 30 vjet veprimtari me seli në Valis, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në St.Gallen, Asociacioni „Sos Medvegjë-Çamëri“, me seli në Gjenevë, si dhe Shoqata Kulturore „Jehona“ me seli në Argau, që të gjitha me qendër në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat