Këta janë zviceranët të cilët kanë krijuar ardhmërinë në Kosovë, njëri kërkon natyralizim

Zvicra

Këta janë zviceranët të cilët kanë krijuar ardhmërinë në Kosovë, njëri kërkon natyralizim

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 gusht 2017 Në ora: 15:55
Elisabeth Küchler

Rreth 10% e banorëve të Kosovës kanë atdhe të ri: Zvicrën. Megjithatë një grusht zviceranësh duan të kundërtën, bile shkojnë aq larg sa kërkojnë natyralizimin nga institucionet e Kosovës. Gazeta zvicerane “Blick” merr shembullin e tre emigrantëve zviceranë.

Elisabeth Küchler (76) - Në Tajlandë ishte shumë nxehtë, ndërsa Kosova është e lirë

Image

Elisabeth Küchler (76) nga Luzerni jeton prej pesë vitesh në Kosovë dhe arsyeja kryesore është ekonomike. “Me 1800 franga nga qiratë e kisha të vështirë të mbijetoj në Zvicër. Unë jam një refugjate ekonomike,” thotë ajo nga terrasa e shtëpisë. “Dhe Tajlanda për mua ishte shumë e nxehtë.”

Ajo fton zviceranët tjerë të ndjekin shembullin e saj, e cila me pak para ka gjetur një pastruese dhe ka mundur të blejë tokë. E vetmja vështirësi e saj është se në këtë moshë nuk mund të mësojë gjuhë të re, ndërsa vendasit që e njohin mjaft mirë në fshat, gjithashtu nuk janë zviceranë.

Në Zvicër ajo mund të kthehet vetëm për tu varrosur. Varrimin ajo nuk mund ta mendonte në Kosovë. “Unë jam katolike dhe këtu nuk ndryshojnë as banorët e Kosovës.”

Patrik Spiess (43) - Nga dashuria për gruan, kërkon të natyralizohet në Kosovë

Patrik Spiess (43) nga Richtersëil ZH kërkon të bëhët shtetas i Kosovës. Ai i ka habitur administratorët e Kosovës kur ka aplikuar për natyralizim. “Kur shqiptarët kërkojnë pasaportën zvicerane, kjo është normale. Kur një zviceran kërkon pasaportën e Kosovës, është shumë e rrallë,” kështu tha një administrator.

Për këtë Spiess thotë: “Unë jetoj sëbashku me gruan time Mirjeta (38) prej 20 vitesh. Ajo vjen nga Kosova. Me profesion është specializuar në tregjet e reja në zhvillim.” Me natyralizim kërkon ti tregojë respektin gruas. Por sipas ligjeve ai duhet të pres dy vjet. Kjo mund ti shërbejë në të ardhmen. “Kosova do bëhet një ditë anëtare e BE dhe pasaporta ime do jetë pasaportë europiane.”

Martesa mes Patrikut dhe Mirjetës është në rrezikshmëri, pasi numri më i madh i divorceve mes çifteve binacionale ndodhin mes zvicernëve dhe shqiptarëve. “Në fakt ka dallime kulturash”, mendon Mirjeta.

Andreas Wormser (59) –nga administrator në pronar hotelerik në Kosovë

Hoteli “Graçanica” me personel nga të gjitha komunitetet e Kosovës është ngritur ai. Për vete, ëormser 59 vjeçar, e sheh ardhmërinë në Kosovë. “Zvicra është tepër e shtrenjtë për mua”, thotë ai.

E gjithë kjo aventurë ka filluar, siç e thotë Wormser për blick.ch, në vitin 1999. Atëbotë ai punonte për EDA (Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës) në Kosovë, ku kujdesej për ndihmat zvicerane që dërgoheshin menjëherë pas luftës, në Kosovën e shkatërruar. Por, Wormser ishte ndjerë i dëshpëruar pasi, që, siç  e thotë në bisedë për median zvicerane, paratë “avulloheshin” në strukturat e korruptuara të politikanëve. Wormser kërkon të ketë një pasardhës për të marrë në pronësi hotelin në të ardhmen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat