"Besko" së shpejti do vizitojë Zvicrën - për pak kohë

Zvicra

"Besko" së shpejti do vizitojë Zvicrën - për pak kohë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 gusht 2017 Në ora: 12:23
Besijan Kaçorraj (32), më mirë i njohur si “Besko” mund të vizitojë së shpejti Zvicrën

Përpara nëntë muajsh reperi i njohur shqiptaro-zviceran Besko duheshte të lëshojë përgjithmonë vendin helvet. Pas shumë muajsh ai mund të rikthehet - për pak ditë, shkruajnë mediat zvicerane.

Besijan Kaçorraj (32), më mirë i njohur si “Besko” mund të vizitojë së shpejti Zvicrën. Kjo është zbuluar nga “Blick” që po shkruan një sërë artikujsh për diasporën e Kosovës në Zvicër.

“Këtë vit mund të bëj dy javë pushime në shtëpinë time në Zvicër,” thotë ai, përcjell botasot.info. “Vitin tjetër do mund të bëj një muaj pushim.”

Kaçorraj është kuzhinier me profesion. Ai ka vuajtur pesë vjet burg për shkak të sulmeve me qëllim të plaçkitjes, lojërave ilegale të fatit dhe vjedhjeve. Gjatë kësaj kohe ai iu kushtua muzikës rep dhe u bë këngëtar i respektuar.

Si erdhi deri te ky pushim?

Sipas ligjit zviceran këto “pushime” janë të parapara me ligj dhe janë kryer edhe në të kaluarën. Arsyet se pse ka ardhur deri te ky vendim, është kryesisht për mundësinë e vizitës së familjarëve, përgatitjeve dasmore si dhe ndonjë procesi gjyqësor të papërfunduar./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat