Sepse e parkoi veturën në këtë mënyrë para një restoranti në Prishtinë, shqiptari bëhet lajm edhe në mediat zvicerane

Zvicra

Sepse e parkoi veturën në këtë mënyrë para një restoranti në Prishtinë, shqiptari bëhet lajm edhe në mediat zvicerane

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 06:16
Blendian Rushiti veturën e tij, e kishte parkuar në shkallët e një restoranti në Prishtinë.

Blendian Rushiti, 22 vjeç, siç e quan mediumi zviceran Blick.ch, një zviceran me rrënjë nga Kosova, është nga të shumtit që në Kosovë e quajnë “Schatzis”.

Por ajo për çfarë kanë shkruar mediat zvicerane për shqiptarin që jeton në Emmen të Lucernit, nuk është nofka me të cilën “identifikohen” shqiptarët që jetojnë në Zvicër në Kosovë, por mënyra se si ai kishte bërë parkimin e veturës së tij.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një moment kur ai veturën e tij, e kishte parkuar në shkallët e një restoranti në Prishtinë.

“Një foto që tregon veturën e tij Mercedes G500 4×4 të ndaluar në shkallët e lokaleve, aktualisht ka bërë bujë në internet”, shkruan ky medium.

Siç ka thënë Rushiti ai kishte ardhur në Kosovë bashkë me vëllanë e tij dhe se për një veprim të tillë ai kishte marrë edhe pëlqimin e pronarit të restorantit.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat