Gazetës kombëtare “Bota Sot” i ndahet mirënjohje në Zvicër

Zvicra

Gazetës kombëtare “Bota Sot” i ndahet mirënjohje në Zvicër

Dashnim Hebibi Nga Dashnim Hebibi Më 12 gusht 2017 Në ora: 14:01
Llogo e gazetës kombëtare “Bota sot”

„Gazeta kombëtare „Bota sot“, prej ditës së parë e deri më sot, që është në duart e lexuesve, asnjëherë nuk na ka anashkaluar. Sa herë që kemi dërguar njoftime apo shkrime nga aktivitetet tona, ajo ka qenë afër nesh, prandaj, i ndajmë këtë mirënjohje dhe i dëshirojmë suksese edhe në të ardhmen. Shpresojmë shumë, se edhe në të ardhmen, do të kemi përkrahje, se vërtet Medvegja jonë, ka nevojë për informim të drejtë. Shoqata jonë, hiq më pak, se mbi 30 vjet është në shërbim të kombit, prandaj, edhe editori i kësaj kombëtareje, por edhe i gjithë stafi i saj, e ka parë, se vërtet e meritojmë, që aktivitetet tona të jenë në këtë kombëtare, që sinqerisht, kurrë nuk na ka ndarë nga pjesët tjera të kombit. Urime gazeta kombëtare „Bota Sot“ dhe shumë e shumë suksese“, tha ndër të tjera, z.Zenel Neziri, kryetar i SHH „Medvegja“, Zvicër.

Se gazeta kombëtare „Bota sot“, ishte dhe do të mbetet një zë i fuqishëm edhe i mërgatës sonë nga Lugina e Preshevës, dëshmon përkrahja e vazhdueshme e saj edhe sot e kësaj dite nga editori, si dhe gjithë stafi nëpër periudha të ndryshme e konkretisht për Medvegjën. Asnjëherë, kjo gazetë, nuk ka ndarë Luginën e Preshevës prej trevave të tjera shqiptare, por kanë pasur hapësirë të duhur me çdo aktivitet që kanë pasur ata, qoftë në Luginë të Preshevës apo edhe në diasporë. Në këtë gazetë, ka pasur edhe redaktorë nga Lugina e Preshevës, por edhe sot e kësaj dite, ka gazetarë të lirë, që shkruajnë për këtë gazetë. Faqe të tëra janë mbushur e mbushen për Luginë të Preshevës, por kjo përkrahje vjen edhe nga agjencia e lajmeve botasot.info, e cila, me të dërguar ndoj lajm apo shkrim tjetër, që ka të bëjë me këtë pjesë të shqiptarisë, ata e pasqyrojnë edhe në gazetë dhe agjenci lajmesh. Shumë herë nëpër manifestime të Luginës së Preshevës, që janë mbajtur në atdhe apo në diasporë, publikisht është falënderuar dhe i janë thënë fjalët më të mira të mundshme. Ditë më parë, konkretisht më 05 gusht 2017 në Banjë të Siarinës në zemër të Medvegjës, u mbajt një manifestim i madh me mërgimtarë e medvegjas, organizuar nga SHH „Medvegja“, me qendër në Zvicër e ndihmuar edhe nga pushteti lokal dhe afaristë të tjerë medvegjas, këshilli organizativ i atij manifestimi, ndau mirënjohje kombëtares „Bota sot“. 

Image
Në këtë mirënjohje ndër të tjera shkruhet: Gazetës „Bota sot“, për kontributin e dhënë në informim rreth punës dhe aktivitetit të shoqatës sonë. Vendi, Banjë e Siarinës, 5 gusht 2017 nga SHH „Medvegja“, me kryetar, z.Zenel Neziri.

Në këtë manifestim „Ditët e diasporës shqiptare“, që tash më ka disa vite që është edhe tradicional, kishte mërgimtarë të shumtë nga Medvegja, por edhe bashkëkombas të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, të përkrahur nga medvegjas lokal dhe ata që janë në Kosovë. Gjatë gjithë natës, në ate vend të bekuar, medvegjasit, kënduan e vallëzuan kuq e zi dhe i gjithë ai vend, si dikur, ishte krejtësisht shqip, sepse gjithandej dëgjohej gjuha shqipe, por kjo nuk vazhdoi gjatë, sepse pas orës 02.00, përsëri në ate trevë shqiptare, tash më të ditur, që kanë mbetur pak shqiptarë, gjuha shqipe, dëgjohet rrallë, vetëm nga ata pak banorë, që kanë mbetur në Medvegjë. ( Për më shumë për ate manifestim, mundeni ta lexoni reportazhin, ata që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë, e gjejnë po në Bota sot, të datës 06.08.2017). Respekt të veçantë për medvegjasit, që e ruajnë edhe sot e kësaj dite vendin e të parëve, por edhe respekt për ata, që edhe pse nuk janë aty fizikisht për arsye të ndryshme, punojnë vazhdimisht, që një ditë të kthehen, si dikur dhe t`i afrohen kushte të mira për jetesë. 

Ishte ora 20.45, kur kjo mirënjohje u nda nga këshilli organizativ SHH „Medvegja“, dhe nga të pranishmit pati edhe duartrokitje për punën e madhe që ka bërë kjo gazetë, për mos harresë për Medvegjën.

Kryetari i SHH „Medvegja“, me seli në Fully të Valisit, z.Zenel Neziri, në fjalën e tij para, se ti ndajë këtë mirënjohje, para të pranishmëve tha: „Gazeta kombëtare „Bota sot“, prej ditës së parë e deri më sot, që është në duart e lexuesve, asnjëherë nuk na ka anashkaluar. Sa herë që kemi dërguar njoftime apo shkrime nga aktivitetet tona, ajo ka qenë afër nesh, prandaj, i ndajmë këtë mirënjohje dhe i dëshirojmë suksese edhe në të ardhmen. Shpresojmë shumë, se edhe në të ardhmen, do të kemi përkrahje, se vërtet Medvegja jonë, ka nevojë për informim të drejtë. Shoqata jonë, hiq më pak, se mbi 30 vjet është në shërbim të kombit, prandaj, edhe editori i kësaj kombëtareje, por edhe i gjithë stafi i saj, e ka parë, se vërtet e meritojmë, që aktivitetet tona të jenë në këtë kombëtare, që sinqerisht, kurrë nuk na ka ndarë nga pjesët tjera të kombit. Urime gazeta kombëtare „Bota Sot“ dhe shumë e shumë suksese. Kjo mirënjohje, tregon edhe njëherë, se medvegjasit kudo që janë, u janë mirënjohës, të gjithë atyreve, që kontribuojnë për ate tokë shqiptare. Është kjo shoqatë, që me rastin e 30 vjetorit të themelimit të shoqatës, ka nxjerrë edhe një monografi me mbi 450 faqe dhe shihet qartë aty, me dokumente të dëshmuara, se ka kontribuar shumë për atdheun tonë, edhe ate me të holla mbi pesë milion franga, por edhe me ndihma të tjera për të mirën e atdheut dhe paqes në përgjithësi. Edhe anëtarë të tjerë të shoqatës, që ishin prezent, por edhe mërgimtarët medvegjas, me shumë dashamirësi nga Medvegja, uruan editorin e gazetës me shpirt, por edhe gjithë stafin e saj, për suksese të tjera dhe luten, që të mos e harrojnë edhe në të ardhmen Medvegjën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat