Eksperti Kessler: Imazhi i shqiptarëve në Zvicër ka pasur shumë kthesa, ja kur do kemi anëtarin e parë me origjinë shqiptare në Këshillin Federal

Zvicra

Eksperti Kessler: Imazhi i shqiptarëve në Zvicër ka pasur shumë kthesa, ja kur do kemi anëtarin e parë me origjinë shqiptare në Këshillin Federal

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 gusht 2017 Në ora: 15:58
Foto ilustrim nga portalinzviceran “Watson”

Është mahnitëse sesi ka ndryshuar imazhi i banorëve të Kosovës në Zvicër - dhe atë me disa kthesa. Në vitet 70-të punëtorët shqiptarë njiheshin si emigrantë besnikë dhe të qetë. Pas Luftës së Kosovës erdhën shumë refugjatë nga Ballkani dhe në fokus ishin emigrantët me probleme integrimi - të ashtuquajturit “Balkan-Rasers”. Në ditët e sotme shumica e emigrantëve nga Kosova njihen si fqinj të respektuar dhe kolegë të mirë pune; thekson për portalin zviceran “Watson”, eksperti i integrimit Thomas Kessler. Më tej ai thekson se kulmi i imazhit problematik të shqiptarëve arriti me plakatën e SVP, “kosovarët therrin zviceranët” në 2011. “Sot kjo është zëvendësuar me eritreasit dhe emigrantët nga Magrebi.”

Nga ana historike Kessler thekson se çdoherë emigrantët më të ri janë ata që paragjykohen më shumë, ndërsa nga ana psikologjike thekson se nëpër shkolla ka pasur shumë probleme nga emigrantët e traumatizuar shqiptarë të cilët “deficitin gjuhësor” mundoheshin ta zëvendësojnë me “dhunë”.

Image
Thomas Kessler

Shqiptarët do kthehen në italianët e ri?

Për ekspertin ka shumë paralele që shqiptarët e Kosovës të kthehen në italianët e ri. “Dikur ishin italianët ata që mbanin mbi supe imazhin e keq. Fëmijët sicilianë vlenin si dembelë, që ngacmonin femrat, grabisnin dhe që mbanin thika nëpër duar. Kishte frikë se ata do katolicizonin Zvicrën ose më keq, të sjellnin komunizmin. Sepse shumica e punëtorëve italianë ishin të orientuar majtas. Megjithatë si te shqiptarët ashtu edhe te italianët rol deciziv për përmirësimin e imazhit ka luajtur futbolli. Kur Italia fitoi KB 1982, zviceranët festuan sëbashku me italianët; ndërsa sot ata gëzohen me golat e Xherdan Shaqirit,” thotë eksperti, përcjell botasot.info. “Por me gjithë respekt kjo nuk mund të zëvendësojë emrin Luca me Granit në të ardhmen, ndërsa imazhi i shqiptarëve mund të përmirësohej dukshëm më shumë edhe nga shtimi i turizmit në vendet shqiptare.”

Prognozë: Kur do kemi anëtarin e parë shqiptar në Këshillin Federal Zviceran?

“Kjo mbase do zgjasë edhe një gjeneratë. Bazeli i ka thënë po prej 2015 që zviceranja me origjinë turke Sibel Arslan të jetë pjesë e Këshillit Federal. Diaspora në fjalë ishte mobilizuar shumë. Diaspora e Kosovës këtu ka nevojë për më shumë punë,” e përmbyll intervistën eksperti zviceran./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat