Televizioni zviceran “SRF”: Një jetë mes Kosovës dhe Zvicrës

Zvicra

Televizioni zviceran “SRF”: Një jetë mes Kosovës dhe Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 gusht 2017 Në ora: 14:37
Ermal Nevzati

Një pjesë e madhe e shqiptarëve në Zvicër luftojnë kundër paragjykimeve këtu dhe atje, shkruan televizioni zviceran “SRF”, i cili, pas “Blick” dhe “Watson”, bëhet media e tretë prestigjioze helvete që ka vizituar për disa ditë Kosovën.

“30 ditë paraburgim për një aksident me shpejtësi tejnormave: një 16 vjeçar zviceran qëndron në burgun e të miturve në Lipian. Gjatë një aksidenti me veturën e babait të tij ai la të vdekur në vendngjarje një grua 55 vjeçare dhe mbesën 12 vjeçare.”

Atij i është tërhequr pasaporta zvicerane dhe i është konfiskuar automjeti. Në Kosovë shpesh flitet për huliganët e trafikut nga Zvicra, përcjell botasot.info.

Më shqiptarë sesa shqiptarët

Dhjetëra mijëra zviceranë kalojnë pushimet e tyre verore në vendlindje. Vendasit i emërtojnë «Shaci» – nga gjermanishtja: Schatz, Liebling. Ardhja e tyre korrespondon me gëzimet familjare, vizitat e të afërmve pas një viti dhe martesat.

Ermal Nevzati lufton kundër paragjykimeve

Ermal Nevzati, shqiptar nga Berni, po lakon BMW e tij në korzën e Prishtinës. “Ne nuk vijmë këtu për t’u lartësuar,” thekson ai për magazinën e lajmeve «10vor10» në dialektin gjerman të Bernit. Ai harxhon shumë kohë me familjen: “Këtu është familja ime, kultura ime, tradita ime.”

Në bulevardin e Prishtinës ka muzikë me zë të lartë. Brenda saj ndodhet Granit Molliqaj dhe Festa Camaj nga Gjeneva. Ai neurokirug në spitalin universitar, ndërsa ajo mesuese e filozofisë dhe frengjishtes. Çifti theksonse përkundër krekosjeve dhe shpejtësisë tejnormave të veturave, kjo s’ka të bëjë me traditën shqiptare. “Kjo sjellje është shokuese,” thotë filozofja Camaj në «10vor10» - ndërsa Molliqaj vijon: «Këta persona sillen në Kosovë njëlloj si në Zvicër. Ata ndihmojnë në imazhin e keq të shqiptarëve në të dyja vendet. Shumë prej tyre sillen “më shqiptarë se shqiptarët, ose sillen ashtu siç ata mendojnë se sillet një shqiptar i vërtetë”.”

Ne fund Nevzati thekson se vërtet “ndonjëherë ne vozisim më shpejt në Kosovë sesa në Zvicër, por kjo nuk duhet të ndikojë në imazhin e keq.” Ka edhe shumë zviceranë që janë të “dhunshëm” dhe “rasera”. Nevzati me veturën e tij largohet për të shkuar në terrasën e një lokali, ku e presin miqtë. Një jetë mes Zvicrës dhe Kosovës.

Procedura penale ndaj 16 vjeçarit pritet të mbahet në Kosovë./Bota sot

Për të parë videon klikoni në këtë link: «Shatzis», schnelle Schlitten und andere Sommernachtsträume

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat