Babai i Jeton G. kishte shkrepur armën në lokalin zviceran, nuk kishte qëllim vrasjen e klientëve

Zvicra

Babai i Jeton G. kishte shkrepur armën në lokalin zviceran, nuk kishte qëllim vrasjen e klientëve

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:05
Lokali

Dy plumba duhet të jenë gjuajtur në rrugën Badenerstrasse në natën e 16 korrikut. Një reporter i “20min” fliste për një situatë kaotike dhe agresori që largohej nga vendngjarja. Policia arriti ta arrestojë një ditë më pas.

Burimet e medias zvicerane tregojnë: gjuajtësi është babai i Jeton G*, djali i të cilit kishte qëlluar sigurimim dhe huliganin Boris R.. Momentalisht Jetoni pret procesin gjyqësor dhe ndodhet në paraburgim. Gjithashtu edhe babai i tij ndodhet në paraburgim. Ai mendohet të ketë gjuajtur me armë zjarri për të përfunduar ndonjë përleshje, pasi nuk ka gjuajtur në turmën e njerëzve por vertikalisht në tokë, përcjell botasot.info.

Image
Jeton G

Këtë e konfirmon edhe pronari i lokalit, i cili thekson se asnjëri nga klientët e tij nuk u plagos dhe i akuzuari nuk kishte qëllim lëndimin e tyre.

Rasti i Jeton G. kishte pushtuar mediat zvicerane në 2015, ndërsa G. ishte i njohur për autoritetet e sigurisë zvicerane për vjedhje, grabitje dhe kërcënime prej në kohën e fëmijërisë. Mes dyshimeve është se Jetoni kishte marrë ndihma sociale, përkundër që kishte qenë i burgosur. Shkrepësi i armës në Zürich-Affoltern kishte një veturë të markës Jaguar dhe kishte marrë ndihma sociale me vlerë prej 200’000 frangash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat