Kjo ishte ndër intervistat e para për “Bota sot” të Bajram Rexhepit si kryeministër

Zvicra

Kjo ishte ndër intervistat e para për “Bota sot” të Bajram Rexhepit si kryeministër

Nga: Mr.sc.Dashnim HEBIBI Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:48
Ndër intervistat e para dhënë kombëtares „Bota sot“, ish kryeministri Dr.Bajram Rexhepi (Tash më i ndjerë).

Sot, paska ndërruar jetë, ish kryeministri i parë i Kosovës, Dr.Bajram Rexhepi.

Kujtoj. Më 11.06.2002, pata realizuar një intervistë për kombëtaren „Bota sot“, që ishte ndër intervistat e para si kryeministër.

Ngushëlloj familjen e Tij, miqtë dhe të gjithë që e njohën! Do ta kujtoj për jetë, kur pata realizuar një intervistë për kombëtaren „Bota sot“ më 11.06.2002 në Cyrih. Kjo intervistë ishte ndër të parat për mediat shqiptare si kryeministër dhe dola në faqen e parë të gazetës së bashku, dorë për dore me z.Rexhepi.

Ishte i urtë dhe shumë i respektuar. Kur i tregova, se jam redaktor për rubrikën „Diaspora“ në Bota sot dhe vij nga Presheva, me shumë kënaqësi më dha përgjigjet edhe ate pa u ngutur dhe bëra foto kujtimi, ku edhe sot do ti ruaj. Më foli edhe për Luginën e Preshevës në përgjithësi. Po kjo intervistë, është botuar edhe në librin tim „Intervista në tranzicion pjesa e II-të“. Zoti e përcjelltë në parajsë, familjes ia freskoftë zemrat dhe i përjetshëm kujtimi.

I ndjeri, siç dihet, gjatë luftës së viteve 1998-99, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës. Pas luftës, Bajram Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i Mitrovicës së jugut. Gjatë periudhës 2010-2014 Dr.Bajram Rexhepi ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës. Do të kujtojmë për jetë të jetëve!!!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat