Më 29 shtator, IFTP- Zvicër me premierë në Zagreb

Zvicra

Më 29 shtator, IFTP- Zvicër me premierë në Zagreb

Nga: Dashnim Hebibi Më: 27 shtator 2017 Në ora: 22:42
IFTP- Zvicër

Satirë, sarkazëm, metaforë me shumë sueralizëm. Autori nëpërmjet këtyreve, i pasqyron planetet e parlamenteve historike të globeve. Sillet një parabollë, me alamet, me siklet me gazep me kijamet e hyqymet. Krejt këta emra janë personazh. Ku me numrin 1665 simbolizon të zhdukurit gjatë luftë në Kosovë të cilët ende nuk janë gjetur dhe është një dhimbje e madhe, jo vetëm për familjarë, por për gjithë shoqërinë tonë dhe më gjerë. Dëshmon edhe njëherë dhe  rikujton të gjithë ato viktima, që kanë rënë për këtë shtet, që sot e gëzojmë, Kosovën tonë të dashur. Shfaqja do të jetë me shumë emocione dhe është punuar me shumë përkushtim.

Të premtën më 29 shtator, duke filluar nga ora 19.00 në kryeqendrën e Kroacisë mike, në qytetin e bukur, në ate qytet, ku kanë studiuar edhe shumë bashkëkombas, në ate kryeqendër, ku jetojnë dhe veprojnë shumë veprimtarë, që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, por edhe për pavarësinë e Kroacisë, do të do shfaqet premiera e satirës, tragjikomedisë „Alameti“ e autorit, aktorit e regjistorit të mirënjohur, Adem Kicaj, i cili vjen nga Zvicra, me këtëshfaqje mysafire nga IFTP me artistë që jetojnë në Zvicër e Gjermani. Është për të vlerësuar lart dhe për të falënderuar, organizatorin, i cili, me këtë shfaqje dhe programe e evenimente të tjera që janë organizuar në Zagreb, ka treguar dhe ka dhënë shembull, se si duhet bashkëpunuar ne si diasporë edhe me një pjesë tjetër të kësaj mërgate, duke e ditur,  se diaspora shqiptare është shumë e fuqishme. Organizatori tash më dihet edhe për lexuesit tanë, sepse një mori evenimentesh ka organizuar dhe nuk po ndalet, është një falënderim shumë i madh e me plot zemër, se Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së kësaj kryeqendre, me kryetar, veprimtarin e devotshëm, e të dëshmuar, z.Sejfedin Prekazi e me stafin e tij si dhe me përkrahje të deputetes së Parlamentit të Kroacisë, znj. Ermin Lekaj Prljaskaj. Nuk mundemi të fshehim realitetin, kjo Bashkësi, ka treguar dhe po tregon, ura bashkëpunimi, ose po bëhet një pasaportë e shkëlqyer e këmbimit të përvojave të artistëve shqiptarë nga Zvicra dhe atyreve në Zagreb. Dihet, se mërgata shqiptare në Kroaci, është shumë e ngritur dhe vlerëson profesionalizmin, shpresojmë shumë, se kjo shfaqje, që do të jepet në Zagreb, do të kontribuoj edhe njëherë për një bashkim përvojash për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Adem Kicaj, ka zgjedhur jo rastësisht Zagrebin dhe me shumë dashamirësi, ka pranuar ftesën nga z.Sejfedin Prekazi, që të prezentohet para publikut artëdashës në Zagreb.

Në lidhje me këtë eveniment kulturorë, Adem Kicaj, ftonë të gjithë bashkatdhetarët tanë, që të vijnë në këtë premierë dhe të na nderojnë, sepse vërtet do të ndahen të kënaqur. 

Ai si fillim dhe përfundim të fjalisë, falënderon shumë, z.Sejfedin Prekazi me bashkëpunëtorët e tij, si dhe deputeten e parlamentit të Kroacisë, zonjën e nderuar, Ermina Lekaj Prljaskaj si dhe gjithë komunitetin tonë në Zagreb e më gjerë. Produksioni International i filmit dhe teatrit me qendër në Zug të Zvicrës ( IFTP), ka dhënë shumë shfaqje, në Zvicër, Francë, Gjermani e shtete të tjera, por gjithashtu kanë luajtur edhe në disa filma që janë realizuar në Kosovë. Adem Kicaj, siç dihet, është aktorë profesionist dhe ka miqësi të mirë si dhe ka luajtur me aktorë të njohur zviceranë, pra ka një përvojë të gjatë, i cili asnjëherë nuk është dorëzuar kohës së pakohë, kësaj kohe të tranzicionit, duke dhënë kontribut të madh, për përgaditje të artistëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. 

Premiera jepet prej orës 19:00 në Teatrin e Kukllave, Zagrebaçko Kazaliste Lutaka, Zagreb, Trg Kralja Tomislava 19. 

Tragjikomedia ka autorë dhe regjisor: Adem Kicaj, ndërsa luajnë: Alameti-Ilmi Hajzeri një aktorë me përvojë të madhe, Gazepi-Adem Kicaj, Hyqymetja-Dori Elezi nga Tirana, që jeton dhe vepron në Zvicër, Kiametja-Shpresa Kastrati nga Peja, Sikletja Saranda Buxhovi, muzika dhe efektet skenike Selami Musliu, dekori Driton Tahiri.Kjo shfaqje, është përafërsisht, 50 minuta, ku është punuar njo më pak se për një vit edhe ate me kushte të diasporës sonë. Provat janë bërë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih dhe autori, regjisori dhe aktori i njohur, Adem Kicaj, falënderon shumë, konsullin e Kosovës, z.Islam Spahiu, stafin e tij, si Driton Tahiri etj, që kanë kontribuar shumë, që të përgaditet ky projekt. Dihet, se autori me aktorët, kanë bërë punë vullnetare, pa asnjë kompensim nga askush, me të vetmin qëllim, që të punohet diçka edhe në diasporë dhe të frymëzohen gjeneratat e reja. Prandaj, z.Adem Kicaj, falënderon shumë, z.Islam Spahiu, konsullin e Kosovës, i cili pa asnjë përtesë dhe me dashamirësi, i ka ofruar ndihmë dhe përkrahje, që të punohet dhe të realizohet si duhet projekti në fjalë. 

Tema e satirës

Satirë, sarkazëm, metaforë me shumë sueralizëm. Autori nëpërmjet këtyreve, i pasqyron planetet e parlamenteve historike të globeve. Sillet një parabollë, me alamet, me siklet me gazep me kijamet e hyqymet. Krejt këta emra janë personazh. Ku me numrin 1665 simbolizon të zhdukurit tanë të cilët ende nuk janë gjetur nga lufta e Kosovës. Dëshmon dhe njëherit rikujton të gjithë ato viktima, që kanë rënë për këtë shtet që sot e gëzojmë, Kosovën tonë të dashur. Shfaqja do të jetë me shumë emocione dhe po besojmë shumë, se do të pritet mirë nga të gjithë. Autori na paraqitet shumë i hapur ashtu edhe si është modest dhe bashkëpunues me vlera, asnjëherë i thyeshëm dhe në shfaqje ka futur një pjesë të vallëzimit Rumba me muzikën e legjendëslatine Carlo Santana..... Ndërsa, z.Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Zagreb dhe Prefekturës së kësaj kryeqendre, shpreson shumë, se do të mirëpritet nga publiku dhe po hapen dyer bashkëpunimi nëmes komunitetit tonë, jo vetëm në Zagreb e Kroaci dhe me atdhe, por edhe me pjesën tjetër të mërgatës, si në Zvicër e më gjerë. 

Me këtë rast, z.Prekazi, falënderoj stafin e tij si dhe deputeten, pastaj miqë të tjerë, intelektualë e veprimtarë që jetojnë në Zagreb e Kroaci, që po i japin mbështetje, që të paktën brenda vitit, të kemi ndoj eveniment të kësaj natyre edhe nga artistë të tjerë, që jetojnë në diasporë, por pse jo edhe nga atdheu. 

Ai i fton, që të gjithë artëdashësit, që të vijnë të premtën dhe ti nderojmë artistët që vijnë nga Zvicra dhe të bashkëbisedojmë për projekte të tjera, qoftë që organizohen në Zvicër apo edhe në Kroaci. Sa për ti informuar lexuesit tanë, se së shpejti, do të pasqyrojmë edhe një intervistë, me aktorin, regjisorin e njohur, z.Adem Kicaj, që jeton dhe vepron në Zvicër, një personalitet i dëshmuar, një artistë, që nuk e ka shikuar vetëm veten e tij, por duke përgaditur edhe aktorë të rinjë edhe ate në diasporë dhe ai do na flet në lidhje me këtë pjesë teatrale dhe për projektet tjera, që do të realizohen në një të ardhme të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat