Skandaloze: Misioni shqiptar i OKB në Gjenevë, me mijëra franga borxhe ndaj shtetit zviceran

Zvicra

Skandaloze: Misioni shqiptar i OKB në Gjenevë, me mijëra franga borxhe ndaj shtetit zviceran

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 12:02
Ilustrim

Ditën e djeshme disa media kanë transmetuar lajmin se misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York është debitor kundrejt shtetit amerikan, për shkak se nuk ka paguar një numër shumë të madh gjobash për makinat shtetërore me targa diplomatike. Kujtojmë se likuidimi i këtyre gjobave rëndon taksapaguesin shqiptar, pasi ato paguhen nga shteti dhe jo nga përdoruesi i automjetit i cili merr gjobën.

Burime për tiranapost.al konfirmojnë se Misioni shqiptar i OKB në Gjenevë, i drejtuar nga ish zv. Ministrja e Punës Filloreta Kodra, ka grumbulluar gjithashtu një numër shumë të madh gjobash në shtetin zviceran.

Ambasadorja në OKB Gjenevë ka gjoba të shumta për makinat e Misionit me targa: CD 2-125 GE CD 1-125 GE. Makina me targë 2-125 është automjet privat ndonëse ka targa diplomatike dhe ka më dhjetra gjoba në vlerë mijëra franga zvicerane.

Pra, Misioni i Shqipërisë në Gjenevë paguan edhe për gjobat e marra në mjete me pronësi shtetërore, por çuditërisht pajis me targa diplomatike duke mbartur edhe detyrimet financiare të automjeteve me pronësi private.

Po të njëjtat burime të sigurta na bëjnë me dije se këto gjoba janë ende të papaguara me shpresën se shteti zviceran do të krijojë një amnisti, duke rritur kështu edhe më tepër faturën që duhet të paguajë shteti shqiptar nga vonesat në pagesa. K.H/ tiranapost.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat